Ruçi, Balla dhe Rudina Hajdari zbarkojnë në Holandë për të lobuar për negociatat

Në 16 prill parlamenti holandez votoi për rikthimin e vizave për shqiptarët me pretendimin se numri i shqiptarëve të përfshira në veprimtari kriminale ishte rritur. Teksa ky votim nuk ka vënë ende në lëvizje asnjë mekanizëm të Bashkimit Evropian që mund të rrezikojë udhëtimin pa viza, Holanda do të duhet të marrë një vendim tjetër përcaktues për Shqipërinë. Vota e 19 qershorit në Këshillin e Ministrave të BE-së për hapjen e negociatave për vendin tonë.

Për të siguruar një dritë jeshile nga Mbretëria e Vendeve të Ulta, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci po kryen një vizitë tre ditore në Hagë, me qëllim bindjen e Holandës të votojë pro vendit tonë.  Takimet e Ruci fillojnë të hënën e mbarojnë të mërkurën.

Axhenda nis me një takim informativ me ish-ambasadorin holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch, i cili ka kundërshtuar parlamentin e tij, duke thënë se shqiptarët nuk janë të gjithë kriminelë e nuk mund të futen të gjithë në një thes.

Mëngjesin e së martës, Gramoz Ruci do ta nisë me një takim me Kryetaren e Dhomës së Dytë të Parlamentit holandez, Kadija Arib. Pasditen e së martës, Ruci dhe delegacioni që e shoqëron atë, kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla dhe kryetarja e grupit demokrat në parlamenti Rudina Hajdari do të zhvillojë një seancë dëgjimore me komisionin e Çështjeve evropiane, komision i cili do të përcaktojë vendimin e Holandës ndaj Shqipërisë.

Të mërkurën, kryetari i Kuvendit do ta kohet me Kryetaren e Senatit Holandës, Ankie Brokers – Knol dhe me senatorë holandezë. Pavarësisht përpjekjeve të Shqipërisë, Holanda nuk do ta thotë fjalën e saj të fundit përpara se të dalë Raporti i Komisionit Evropian në 29 maj dhe vendimin përfundimtar do ta shohim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendet të BE-së në 19 qershor, ku nuk përjashtohet skenari që vendimi për Shqipërinë të mos shqyrtohet fare, për tu shtyrë për në shtator ose dhjetor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja