Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, ‘mik’ i Berishës: Shqipëria duhet çliruar nga fantazmat e tmerrshme të së kaluarës, hapini rrugë brezit të ri

Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, ‘mik’ i Berishës: Shqipëria duhet çliruar nga fantazmat e tmerrshme të së kaluarës, hapini rrugë brezit të ri

Ish Ambasadori Amerikan William E. Ryerson, Sali Berisha

Ndërsa po i afrohemi, këtë muaj, një tjetër përvjetori të vizitës së Sekretarit Baker në Tiranë, kam reflektuar për zhvillimet në Shqipëri gjatë këtyre 31 viteve në vijim. Armiqësia zyrtare ndaj SHBA-së aq e dukshme më parë, ishte fshirë e zëvendësuar me miqësinë e ripërtërirë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, e cila vetëm është forcuar nga viti në vit.

Që atëhere, Shqipëria i është bashkuar NATO-s, ulet afër Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe ka kryer punën e vështirë dhe të nevojshme për të hyrë në Bashkimin European.

Tani, pas 31 vitesh, është e qartë se një brez i ri shqiptarësh është gati dhe i etur për të shkruar kapitullin e ri të historisë së Shqipërisë.

Më jep zemër që këta të rinj e kuptojnë se Washingtoni mbështet fuqimisht përparimin drejt promovimit të të drejtave por edhe të përgjegjësive që priten nga vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së, forcimin e pushtetit të ligjit, dhe eliminimin e korrupsionit.

Koha ka ardhur përsëri për ndryshim. Ashtu si ishim me ndryshim-bërësit e vitit 1991, unë dhe miqtë e tjerë amerikanë të Shqipërisë jemi tani me këtë brez ndryshim-bërësish.

Ka ardhur koha që brezi i vjetër t’ia hapë rrugën një brezi të ri udhëheqësish për ta çliruar Shqipërinë nga fantazmat e tmerrshme të të kaluarës dhe për ta çuar vendin drejt të ardhmes.

U uroj atyre çdo sukses, ndërsa udhëheqin përpara vendin me të cilin rashë në dashuri.

*William E. Ryerson shërbeu si ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1991-1994), pas rënies së komunizmit dhe rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nora: 02/06/2022 03:12

    Ka te drejte Rajersoni. Udheheqja e vjeter boll e mbyti shtetin por te hiqet menjane. Ka ardhur koha qe Lali Eri te marre krraben e rende te Kryeministrit. Ky Rajersoni mos eshte gje me i vjeter se Berisha apo qerosllekun e ka per mencuri. Ne fakt, ky erdhi nga sekretar ne Beograd ne Hambasator ne Tirane. Ndaj dhe i shkon llafi.

    Përgjigju
    • Tirana: 02/06/2022 11:12

      Po sa te peshtire qe jeni. Sa te paafte dhe servile jeni, sepsr vetem duke i lepire B …. Sali bajraktarit kriminel, jeni mesusr te jetoni. Tani , shpresoni te ushqeheni perseri prej tij , por KURRE nuk vjen ne pushtet. SHBA e NGRITI dhe SHBA do ta FUNDOSI si nje plere qe ka bllokuar rugen e zhvillimit te ketij kombi

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?