Ish-ambasadori i SHBA: Vajza më pyet kur do kthehemi në Shqipëri? Luftoni për atë që besoni

TIRANE-Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu ka dhënë një mesazh për të gjithë të rinjtë. Ai thotë se këto janë kohë padyshim të vështira, por gjërat do të rregullohen me punë, kurajo e vullnet. Arvizu u kërkon të rinjve që të luftojnë për atë që besojnë. Në mesazhin e tij, ai zbulon se vajza e tij, para pak kohësh 'erdhi te unë dhe më tha ‘babi kur do kthehemi ne Shqipëri?’ dhe unë i thash ‘Çfarë mban mend nga Shqipëria?’, dhe ajo u përgjigj ‘unë mbaj mend gjithçka’.

"U bënë më shumë se 5 vite që prej largimit nga Shqipëria por kam shumë kujtime të bukura të qëndrimit tim aty, si dhe kohës me familjen time aty, si për shembull ditet e verës në jug të vendit duke shijuar diellin, plazhin, ushqimin e mrekullueshëm, kështu që kur Floida me tha që të gjithë ju do te shkonit në Jalë këtë javë dhe me pyeti nëse do të dërgoja një mesazh thash absolutisht që po.

Si fillim dhe mbi të gjitha shpresoj që të gjithë ju dhe familjet tuaja jeni të sigurt, që gëzoni shëndet të mirë dhe po shijoni verën sa me shumë që mundni. Ju që më njihni, më njihni si një person optimist por me duhet te them që kohët e fundit ka qenë një vit shumë i vështirë dhe një verë shumë e vështirë, tani për shembull kemi pasur të bëjmë me zjarret jashtë kontrollit në Kaliforni. Por sigurisht sfida më e madhe ka qenë pandemia botërore e cila ka goditur Shtetet e Bashkuara shumë rëndë. Më shumë se 170 mijë njerëz kanë vdekur dhe numri po rritet çdo ditë. Miliona njerëz kanë humbur punët e tyre, bizneset janë mbyllur dhe shkollat janë mbyllur gjithashtu.

Krahas pandemisë gjatë verës në qindra qytete nëpër SHBA ka pasur dhe ende vazhdojnë protesta me përmasa relativisht të mëdha. Jam i sigurtë që i keni parë videot dhe disa nga protestat kanë qenë fatkeqësisht të dhunshme, por dua të dini dhe të kuptoni që shumica e protestave, pjesa më e madhe e protestuesve kanë qenë tepër paqësor dhe qëllimi i këtyre protestave ka qenë thjesht kerkesa për Drejtësi Sociale. Konkretisht për të ngritur zërin ndaj racizmit sistematik, i cili ka qenë prej kohësh një problem i madh në shtetin tonë dhe vazhdon ende te jetë edhe sot. Për mua, dua të dini që besoj shumë fort se jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi dhe gjithashtu besoj fort te shprehja NO JUSTICE – NO PEACE, pa drejtësi vërtet nuk mund të ketë paqe. Pra, janë kohë të veshtira sigurisht, por besoj me gjithe zemër se ne do punojmë për të ndrequr gjërat, dhe se gjithçka do te përmirësohen.

Kjo gje do te kërkojë shumë dashuri, dhembshuri dhe mirëkuptim, por edhe kurajo dhe vullnet për të luftuar per gjërat që besoni.

Kjo është diçka që të gjithë shqiptarët e kuptojnë, se ndonjëherë duhet të luftoni për atë që besoni. Dua të shtoj diçka pozitive. Disa nga ju e mbani mend vajzen tonë, ajo është 13 vjeç tani. Para pak kohësh ajo erdhi te unë dhe më tha ‘babi kur do kthehemi ne Shqipëri?’ dhe unë i thash ‘Çfarë mban mend nga Shqipëria?’, dhe ajo u përgjigj ‘unë mbaj mend gjithçka’.

Nuk e besoj këtë për asnjë minutë, por ajo dëshiron vërtet shumë të kthehet për të vizituar, gjithashtu edhe unë. Kështu i thash ‘kushedi , nëse gjërat rregullohen mbase shkojme verës tjetër. Do te jete 30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Shqipërisë pas gjithë atyre viteve të ndarjes. Pra, vera 2021 do te jete mbase ne Orikum, ose Drimadhe, ose në Velipojë por edhe në Jalë, kushedi, apo jo? Deri atehere kujdesuni për veten, kujdesuni mirë për njëri tjetrin. Mos harroni të luftoni për atë që ju besoni dhe mbi te gjitha kujdesuni për familjet tuaja, sidomos në këto kohë të rrezikshme. Faleminderit që më ftuat të jem pjesë e javës tuaj dhe më mungoni. Do shihemi sërish. Mirupafshim" u mbyll mesazhi i tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muhamet Luzi: 28/08/2020 14:44

    Nr kartes antarsimit 372 viti 1991. Po degjoj cdo dite cunake nga ne te djathtet qe ju jane premtuar emrime sapo PD te vi ne pushtet. Kjo menyre emrimesh te njerzve jo sipas meritave na ka marre ne qafe. Rrespekte.

    Përgjigju
  • Ludovik: 28/08/2020 05:39

    Ke ba qef ne shqiperi por gja nuk bane,vec se i the nje burri qe shkatrroi shqiperine burr shteti(Sali Berishes)

    Përgjigju
  • Lali: 27/08/2020 22:06

    Me duket i mbaruan $$$$ ketij. Gjynaf se nga keta vetem Limprehti nuk i gezoi

    Përgjigju
  • dibran: 27/08/2020 19:37

    Hajde edhe njehere dhe ...PERVISH MENGET !!!!!!! Ylli ne ngjitje, nuk ndricoi kurre!!!! Nuk u ngrit kurre! Aty do ta gjesh , ne....GJUME !!!!!!!!

    Përgjigju
    • Emi: 28/08/2020 16:47

      Ai u perpoq me mish e me shpirte per te ndihmuar zhvillimin e demoktacise ne Shqiperi qe ishte korrupsion i gjalle , u mundua sa mundi po kush kupton .... jo te gjithe e kuptojne dhe bashkepunojne per ta bere Shqiperine ashtu sic duhet , me vjen keq kur shoh pergjigjet tuaja te dobta , prandaj nuk behet bendi yne se agjentura greke ben punen e vet , agjentura jugosllave po ashtu , dhe ne krye qendron agjenti rus ku dizenjon gjithshka nga frika e Shqiperise se madhe e kombit me te vjeter ne ballkan dhe europe me gjuhen me te lashte . Zgjohuni o njerez dhe mos e kini mendjen te dallaveret te shisni vendin tuaj per rushfete dhe para , per poste dhe ca toka te vjedhura nga pronaret e vertete ku ju shkoi krenaria , ndershmeria , a ka mbetur ndo pak dinjitet te ju o njerez ? As kta qe jane ne pushtet dhe as ata qe iken e qe po kerkojne te vijne ne pushtet perseri nuk ndihmuan ne zhvillimin e Demokracise se vertete , vetem e copetuan vendin , sa keq ......

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë