SHBA- Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, presidenti Ilir Meta është takuar me ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë, Alexandër Arvizu, duke e cilësuar atë një promovues të palodhur të miqësisë shqiptaro-amerikane.

"Në fund të kësaj vizite, një çmallje me Ambasadorin Arvizu. Ai mbetet gjithmonë një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane!", shkruan Meta.

Presidenti Ilir Meta njihet për sulmet e tij ndaj ambasadorëve të huaj në vendin tonë, duke i quajtur ata turistë që shohin përfitimet e tyre dhe nuk mendojnë për të mirën e Shqipërisë.