U rrëzua nga kati i tretë, ish-anëtari i grupit 'One Direction' u përzu nga një hotel tjetër para se të humbte jetën

U rrëzua nga kati i tretë, ish-anëtari i grupit 'One Direction' u përzu nga një hotel tjetër para se të humbte jetën

Liam Payne

Këngëtari Liam Payne u përball me vështirësi gjatë kohës së tij në Buenos Aires para vdekjes së tij.

Burime të revistës People thonë se ish-anëtari i One Direction  ishte "përzënë" më herët nga një hotel tjetër në Buenos Aires, para ngjarjes tragjike të 16 tetorit.

Sipas këtyre burimeve, 31-vjeçarit iu kërkua të largohej "pasi ai po shqetësonte të ftuarit e tjerë dhe dukej i dehur".

Pablo Policicchio, drejtori i komunikimit për Ministrinë e Sigurisë së Buenos Aires, pati deklaruar për People se këngëtari "u hodh nga ballkoni" i dhomës së tij të hotelit, teksa një raport paraprak i autopsisë zbuloi se Payne vdiq nga lëndimet e shumta pas rënies, sipas Zyrës së Prokurorisë Kombëtare Penale dhe Korrektuese.

Autoritetet deklaruan se asnjë lëndim nuk sugjeroi se ishte përfshirë ndonjë palë e tretë. Zyra e prokurorit që trajton rastin konfirmoi gjithashtu se një raport toksikologjik është në pritje.

Shokët e Payne, Harry Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik bënë homazhe për këngëtarin në Instagram.

"Jam vërtet i shkatërruar nga vdekja e Liam," filloi Styles një mesazh, duke ndarë: "Gëzimi i tij më i madh ishte t'i bënte njerëzit e tjerë të lumtur dhe ishte një nder të isha përkrah tij ashtu siç e bëri."

Nial Horan, i cili ndoqi koncertin e Payne më 2 tetor në Buenos Aires, u shpreh se ishte “me fat që e pa atë për herë të fundit”.

“Mjerisht nuk e dija që pasi ta përshëndesja dhe përqafoja, do t’i thosha lamtumirë përgjithmonë. Është zemër thyese”, shkroi ai./Kosovapress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Vizita e Presidentit Biden në Gjermani, bisedime për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën

Vizita e Presidentit Biden në Gjermani, bisedime për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën