Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vaun e Dejës, ku 2 persona kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një lokali.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në kontakt me energjinë ranë 40-vjeçari Sokol Preka, roje i lokalit dhe 46-vjeçari David Deda, elektricist.

Për pasojë 40-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa elektricisti 46-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Vau i Dejës/Informacion paraprak-Në fshatin Karmë, shtetasi S. P., 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në ambientet e jashtme të lokalit.

Si pasojë, shtetasi S. P. ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa shtetasi D. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.