Ish-anëtari i kryesisë së PD-së: Pas Nokës, Basha do përjashtojë edhe deputetë të tjerë, po vepron ‘përça e sundo’! Hoxha: Më këto lëvizje u shton adrenalinën atyre që të mbështesin Berishën

Pas shkarkimit të Flamur Nokës nga Lulzim Basha si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe paralajmërimi për përjashtim nga grupi parlamentar, edhe emra të tjerë do ta pasojnë deputetin demokrat. Kështu tha në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ish-anëtari i kryesisë së PD-së Arben Skënderi, i cili tha se edhe pjesës tjetër të grupit parlamentar që kundërshtojnë Bashën do t'u vijë radha, ndërkohë që shtoi se kryedemokrati po vepron ‘përça e sundo’. Më këtë veprim sipas tij, Basha do të tregojë forcën, pasi ndjen frikën se grupin parlamentar aktual nuk e ka pas vetes.

‘Basha sot donte të tregonte autoritet mbi një vendim i marrë në të njëjtin format, natën, pa pyetur asnjë. Basha po vepron ‘përça e sundo’. Do t’i tregojë grupit parlamentar aktual, të cilin ai e ndjen se është i pavendosur, do t’i tregojë forcën, dhe ka frikë të madhe se do të gjendet vetëm. Ajo që i ishte kërkuar Bashës, ka pasur 4 vite koha që të bënte, të bashkonte demokratët, por nuk i ka bashkuar. Po na shitet si një lider opozite i shkretë por nuk është në hall. Sot ngriti zërin, me një diarre fjalësh, pa argument dhe nuk foli për kryesorët. Foli për gjithçka, për një llum pjesë e të cilit ka qenë dhe vetë. Dhe pjesës tjetër të grupit parlamentar do u vijë radha, do kthehet në barcaletë kjo punë e përjashtimit. Po përjashton ato pak deputetë që ka. Po i përçan.’- tha Skënderi.

Nga ana tjetër, Indrit Hoxha sekretar i FRPD-së, thotë se Basha e ka përjashtuar Nokën që mos të marrë pjesë në mbledhjet e kryesisë së grupit parlamentar. Madje sipas Hoxhës, me këtë veprim, Basha u ka shtuar adrenalinën mbështetësve të PD-së.

‘Basha është në panik të madh, i merr vendimet si skuth. Nokën e ka përjashtuar nga kryesia e grupit parlamentar që mos të marrë pjesë në mbledhje, e ka zënë aq shumë paniku sa nuk guxon asnjeri që të përmendë emrin e Berishës. Me këtë lëvizje i ka shtuar adrenalinën demokratëve që të mbështesin Berishën. Basha ka shpërndarë urdhër që njerëzit që mbështesin Berishën nuk duhet të jenë pjesë e Kongresit Kombëtar të PD-së.’- u shpreh Hoxha.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë