Basha, pas shkarkimit të Nokës: Bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes sonë, një pjesë kanë mbetur ende në PD, demokratët e dinë mirë kush janë

Teksa dje i ka komunikuar shkarkimin nga posti i zv. kryetarit të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Lulzim Basha sot kishte disa akuza shumë të forta për deputetin Flamur Noka, i cili është pjesë e grupit të Berishës.

Basha tha se nuk mundet PD që ka armik Ramën të përbaltet nga sajesa, shpifje dhe devijime. Sipas tij këto janë axhenda personale që duan ta kthejnë PD-në në një bunker.

“Nokës i kam komunikuar shkarkimin, nuk e kam përjashtuar por e kam paralajmëruar, nuk mundet PD që ka kundërshtar dhe armik Ramën dhe regjimin e tij të mbahet peng nga sajesa dhe shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë kryesore që është lufta ndaj  regjimit. Ne kemi lançuar aksione të shumta për të zhbërë regjimin Rama-Doshi dhe s'mund të mbetemi peng i interesave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në bunker”, tha Basha.

Sipas kryetarit të opozitës, PD nuk do të mbetet peng i interesave personale. Basha tha se llumi i PD e dinë shumë mirë kush janë dhe çfarë pazaresh bëjnë me Ramën.

"Kush është llumi i qeverisjes jua them unë tani. Pra, fraza të dala indirekt apo dhe këtu nga kjo foltore, nga këto shkalë të Partisë Demokratike që janë sajesa dhe shpifje, i shërbejnë Edi Ramës. Ato bëhen për të demoralizuar demokratët, ndërkohë që e gjithë beteja jonë është që mos të shkelmojmë mbi sakrificën e demokratëve për interesat e askujt. As interesat e mia, por edhe askujt tjetër. Kjo është arsyeja pse kam marrë një vendim më datën 9 shtator, në përputhje të plotë me përgjegjësitë dhe detyrat e kryetarit të Partisë Demokratike, për të shmangur çdo tollovitje dhe mundësi përçarjeje që i shërben Edi Ramës, të cilës i fryn Edi Rama dhe regjimi i tij. Regjimi i Edi Ramës nuk përbëhet vetëm nga një grusht pushtetarësh të korruptuar që s’kanë të bëjnë fare me socialistët e thjesht. Përbëhet dhe nga oligarkë, edhe nga pronar mediash, edhe nga anëtarë të krimit të organizuar. Këta janë llumi i tranzicionit. 30 vite ndërrohen qeveritë, këta vetëm pasurohen të tjerët vetëm varfërohen. Statusi juaj vetëm përkeqësohet dhe beteja e Partisë Demokratike, beteja ime në krye të Partisë Demokratike është me ta. Kështu që këtu kërkohet fokus, vëmendje, guxim dhe mençuri. A ka patur llum në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike? Padiskutim që po. Një pjesë e kemi pastruar kur kemi qenë në qeverisje, një pjesë nuk ia kemi dal dot ta pastrojmë. Njerëz që sot kanë kontrata me koncensionet e inceneratorëve. Njerëz që sot hapin gropa në Tiranë për të pastruar paratë. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe që janë të shantazhueshëm nga Edi Rama, janë shantazhuar nga Edi Rama për t’i shërbyer Edi Ramës apo promovuar nga Edi Rama. Që këto para të vëna me praktika korruptive, gjatë kohës që qeverisnim ne t’i përdorin për të shantazhuar demokratët në një rrugë pa krye dhe ndërkohë të akuzojnë kryetarin e Partisë Demokratike se po u bëka presion demokratëve, kjo është e patolerueshme. Ndaj, një gjë ta keni të qartë: Partia Demokratike është shpresa e vetme e këtij vendi. Është shpresa e vetme e shqiptarëve përndryshim. Ky është një moment fondamental ndryshimi. Kushdo që mendon se do ta kthej Partinë Demokratike në bunker për interesat e veta personale, që do të ndryshojë orientimin tonë Euro-atlantik, apo që do të thyej vendosmërinë time për t’u përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar që përfaqëson Edi Rama dhe regjimi i tij dhe bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes tonë, siç e thash një pjesë e kemi pastruar atëherë, por një pjesë kanë mbetur dhe demokratët e dinë fare mirë kush janë e ku janë e se çfarë pazaresh kanë bërë dhe bëjnë edhe sot me Edi Ramën. Kush mendon se do të thyej vendosmërinë time në këtë drejtim, e ka shumë gabim. Nuk do të lejojë asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelmë sakrificës së demokratëve. Gjithçka që e kam bërë dhe po e bëjmë është në interesin më të mirë të demokratëve për të nderuar sakrificën e tyre, sepse po ju them dhe një herë, nuk ka shpresë tjetër për ndryshim për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç Partisë Demokratike dhe demokratëve shqiptarë”, tha më tej Basha.

Këto deklarata ai i bëri pas një takimin me ministren britanike për Europën, Wendy Morton.

"Takimi për Europën të Britanisë ishte një mundësi e dyfishtë, tregon interesin e lartë të Mbretërisë së Bashkuar për Shqipërisë dhe së dyti për çështjet e demokracisë, vjedhjes së zgjedhjeve, lirisë së mediave, luftës kundër krimit dhe sigurisht për marrëdhëniet mes 2 vendeve tona. Qeveria britanike dhe PD ndajnë një prioritet absolut, prerjen e lidhjes së politikës me krimin.  Partia Konservatore Britanike dhe PD kanë krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi", tha Kreu i PD në lidhje me këtë takim.

Flamur Noka u shkarkua dje nga Partia Demokratike nga Komisioni i Sigurisë me arsyet se ka shpifur dhe baltosur emrin e kryetari. Ky shkarkim vjen pas përçarjes që Sali Berisha ka krijuar në PD, pas përjashtimit të tij.

Vendimi erdhi disa orë pas debateve të forta që ai bëri Flamur Noka me Lulzim Bashën mbledhjen e Kryesisë së Grupit, ku akuzoi kryedemokratin se ka më të shtrenjtë fatin e karriges së tij se sa të PD-së. Gjithashtu Noka tha se Basha e cilësoi anëtarësinë dhe elektoratin e PD ‘llum’ , deklaratë që ‘vuri vulën’ dhe solli reagimin e  Bashës duke e shkarkuar nga Komisioni i Sigurisë.

Në reagimin e PD thuhet se Noka e ka shndërruar mbledhjen e kryesisë së Grupit Parlamentar në laborator të prodhimit të gënjeshtrave dhe me këtë po baltos kryetarin dhe vetë Partinë Demokratike, duke sajuar gjëra të pathëna.

Ky vendim ka sjellë një reagim të ashpër ndaj Bashës nga deputetë dhe ish-drejtues të PD. 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
Takimi me Bashën, Ministrja britanike për Europën: Partitë opozitare mund të kenë rol të rëndësishëm në Parlament për të forcuar demokracinë

"Partitë opozitare mund të kenë rol të rëndësishëm në Parlament për të forcuar demokracinë", kështu u shpreh Ministrja e Mbretërisë së Bashkuar për Evropën dhe Amerikat, Wendy Morton pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Me një postim në Twitter, Morton shkruan se pati diskutime të frytshme me Bashën dhe se opozita në Parlament po ashtu garanton se zërat e të gjithë qytetarëve janë të përfaqësuara.

"Diskutim i frytshëm me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi situatën aktuale politike në Shqipëri. Partitë opozitare mund të kenë rol të rëndësishëm në Parlament për të forcuar demokracinë dhe për të garantuar se zërat e të gjithë qytetarëve janë të përfaqësuara", shkruan Wendy Morton.

 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/10/2021 03:09

    Mos thuaj mbeti ne mes kater rrugeve,me mire thuaj mbeti ne mes kater vilave.

    Përgjigju
  • Ah mer lul: 12/10/2021 21:59

    Ore ky e sistemoi shpine qe ju demtua nga termeti? Sw gjynah i shkrei mbeti ne mes te 4 rrugeve duke jetuar me qera.

    Përgjigju
  • Opionisti: 12/10/2021 20:16

    Prokuroria spaku te hetohete qeveria e Sali Berisha dhe ish. Qeveria Fatos Nanos dhe ish qeveria ilir metes

    Përgjigju
  • Endri: 12/10/2021 19:43

    Hajduti flet per hajdutet. Te qash e te qeshesh bashke

    Përgjigju
  • F-35: 12/10/2021 19:12

    Ndonjehere e keqja ka edhe ndonje te mire! Duket aksioni i Doktorit do na shpetoj nga Lul sharlatani, pa forme e pembajtje, se boll na ka merzitur by***!

    Përgjigju
  • Oooo me lot: 12/10/2021 17:23

    Ahahahhahahahha ahahahhahahahaha kushedi sa prova ka bere ne mengjes palla te ngreje zerin. Lulush o lulush ja arrite qe te jesh per momentin njeriu me antipatik, me llaxore me i shpifur. Ahahhahahahah e di si duket Rama keto kohe para teje....yll yll yll. Ik o palaco se do te ngrene zgupthi bashke me vila e resorte

    Përgjigju
  • MINUSHE: 12/10/2021 13:49

    nuk di pse nuk I besoj asnje fjale qe flet Lulit :( ka punuar me zgjuarsi per kete dite :)

    Përgjigju
    • Edmond Dantes: 12/10/2021 14:23

      Koment super . Mos fol me .

  • Faiku: 12/10/2021 13:31

    Basha qenka ber burre. Me mire vone se kurre!

    Përgjigju
  • karadakliu: 12/10/2021 12:07

    Po te kerkosh te korruptuarit ne subjketin tend-Salihut,Duhet fi,lluar nag Koka,S alih u dhe nenbishti i tij Basha,Tani ne vazhdim tutje gjithe prodhimi i Salihut qe morri mjeshtrin dhe u certifikuan per prodhim dalur nga,"Made in Salih Berisha".Jane grupe e breze nga 1990 e deri sot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Copëz pranvere çelur mes malesh në Bogë

VIDEO/ Copëz pranvere çelur mes malesh në Bogë