Rudy Giuliani, ish-avokati personal i ish-Presidentit Donald Trump, është pezulluar nga ushtrimi i profesionit të avokatit në shtetin e New York-ut.
Një gjykatë e apelit në Nju Jork arriti në përfundimin se "ka prova të pakontestueshme" se Giuliani "komunikoi deklarata të rreme dhe mashtruese në mënyrë të qartë për gjykatat, ligjvënësit dhe publikun në përgjithësi në cilësinë e tij si avokat i ish Presidentit Donald J Trump. Deklaratat e tij u bënë gjatë procesit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku Trump kërkonte të rizgjidhej president dhe u tha se votat janë manipuluar.
Rudy Giuliani ose avokatët që e përfaqësojnë atë, u thirrën në gjykatë pas padisë për shpifje të ngritur nga kompania e administrimit të votave Dominion Voting Systems, e cila paditi Giuliani dhe të tjerët për deklaratat që ata bënë duke pretenduar mashtrim zgjedhor.
Fatkeqesisht ia kane ndaluar vetem ne New York.Sa poshte ka rene //majori i Amerikes//!!
Përgjigju