Në godinën kur dikur ndodhej biblioteka e vjetër e Tiranës, tashmë është hapur qendra më e re e librit “Sotir Kolea”.

E dëmtuar gjatë tërmetit të vitit 2019, ish-biblioteka është kthyer në një qendër moderne, ku ndodhen me tituj të rrallë librash.

Për të inspektuar këtë investim të ri të qeverisë me mbështetjen europiane nga Programi “EU4Culture”, ishte kryeministri Edi Rama, i cili pa nga afër të gjitha ambientet.

Ai u informua nga ministrja e Kulturës Elva Margariti mbi seksionet e qendrës së re të Librit si dhe detaje të përmbajtjes së tyre.

Margariti tha se kjo qendër vjen si një hapësirë e librave të rrallë e të pazbuluar por dhe një hapësirë për të rinjtë, me akses digjital.

Shumë libra që tashmë janë pjesë e qendrës moderne, kanë qenë të konfiskuar nga regjimi komunist.