'Të pasurit të paguajnë më shumë', ish-ministri i Ekonomisë: Ide naive e Ramës, jo zgjidhje! Të rikthehet fasha! Të minimizohen humbjet, të ndëshkohen abuzuesit, kjo është kursim!

TIRANË- Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi e ka cilësuar një ide naive e kryeministrit Edi Rama që të pasurit të paguajnë më shumë për energjinë se sesa të varfrit, duke thënë se kjo nuk do të ishte një zgjidhje efektive.

Në studion e Report Tv, në emisonin '5 Pyetjet nga Babaramo', Preçi, i cili ka mbajtur pozicionin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, për një periudhë të shkurtër, ka listuar një sërë pikash që sipas tij do të ndihmonin për të kursyer energji. Mes të tjera ai liston si më të rëndësishmet minimizimin e humbjeve në rrjet, ndëshkimin e abuzuesve si edhe mbrojtja e shtresave të varfra. Ai është i mendimit edhe për rikthim e fashës, pra deri në një sasi të caktuar të paguhet një çmim dhe nëse kalohet kjo fashë të paguhet më shtrenjtë.

"Mirëpordorimi i energjisë, nuk rregullohet me kurseni, apo ecni në kohë, kjo bëhet duke minimizuar humbjet, duke ndëshkuar abuzantët dhe duke mbrojtur shtresat më të varfra,dhe këtu nuk ide naive për tëkaluar momentin politik të ditës, por nuk është zgjidhje. Duhet parë rikthimi i fashës, që mund të jetë një zgjidhje që në vitin e parë mund të sjellë kursim. Investimi në infrastrukturë, mirëmenaxhimi", tha Preçi në Report Tv.

Përballë gazetarit Ilir Babaramo, Preçi tha se duhet parë edhe mundësia që bizneset që mund të punojnë gjatë natës ta zbatojnë si praktikë, teksa u ndal edhe te hidrocentrali i Fierzës, ku tha se ai duhet të jetë subjekt hetimi për faktin që arriti në nivelet maksimale. Ndërkohë është shprehur skeptik edhe për Skavicën.

"Në Shqipëri nuk tenton njeri të thotë që çmimet natën janë më të lira se ditën, se ulet presioni mbi rrjetin rajonal, nuk ka mekanizma as faturim që një numër industrisë mund të punojnë natën, paaftësi ne menaxhim. Subjekt hetimi i hidrocentralit të Fierzë. Problemi i Skavicës, nuk jam optimist që do të ndërtohet. Nëse ndërtohet një hidrocentral i madh apo 2 të vegjël në Drin, Drini vihet në një regjim hidrik, që çdo metër kub mund të krijosh energji dhe shmanget përmbytja në Shkodër, por kjo nuk bëhet duke e copëtuar, duhet një menaxhim i integruar i të gjithë kaskadës", tha Preçi.

Si zgjidhje sheh gjetjen e burimeve alternative.

"Përdorimi i lëndëve ekzistuese, si mund të ulet presioni, kemi TEC e Vlorës që nuk ka një rezultat konkret për ta bërë me gaz, që të përdoret në momente të kriza, përdorimi i gazit për gatim, por kjo kërkon politika përkatëse, deri te rihapja e memalizaj, që mund të prodhojnë qymyr, ka nevojë që të shihen një sërë masash",tha ai.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 05/04/2022 07:18

    Keqmenaxhim, thotè z.Preçi, humbje nè rrjet, vjedhje dhe abuzim. Njè konstatim tè tillè, ka tè drejtèn morale ta bèjè dikush qè nuk ka qenè pjesè e problemit por kurrsesi njè ish zv/ministèr. Kètyre iu "bien ndèrmend" arsyet e gjèndjes katastrofale, kur nuk janè mè pjesè e rrogave tè majme (edhe ky njè fakt ulèritès). Pèrsa kohè janè tek mishi i pjekur, i bèjnè fresk kryeministrit dhe ministrit, nuk ndihen. Nepotizmi qè vjen amatorizmi profesional, e katandis ministrinè e energjitikès pastaj, nè njè shpellè tè Ali Babait, ku gjithè dashnoret e drejtorève, marrin rroga pèr djersèn e derdhur diku tjetèr. Lum ai shtet qè mban njè administratè tè tillè KOT. 2022, ne shqiptarèt mbajmè akoma kokèn lart nga qielli dhe lutemi tè bjerè shi.

    Përgjigju
  • Iris: 05/04/2022 02:14

    Duhet t'i kujtojme <<ekspertit>> Preci,se te ashtuqujturen /ide naive/ te Rames e ka vene ne praktike adm.e Biden shume kohe me perpara se Rama,bile tani po e perforcon me shume.Por jam dakord me propozimet e tjera,me perjashtim te fashes,qe duhet te vleje vetem per zyrat dhe bizneset qe i mbajne dritat hapur edhe pertej orarit te punes,dhe kur jane te mbyllur dhe jo per njerezit e thjeshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?