Ish-burgu famëkeq i Spaçit atraksion për të rinjtë evropianë! Turistët në kampin veror ‘kthim’ në të kaluarën

Disa të rinj nga Lituania, Gjermania e Gjeorgjia u vendosën në ish-burgun e Spaçit, që shërbeu për 5 ditë si kamp veror. Për ta, përballja me të kaluarën komuniste është mjaft e rëndësishme, sidomos kur rrëfehet nga vetë të mbijetuarit!

Burgu famëkeq i Spaçit në Mirditë ishte destinacioni i radhës i disa turistëve të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës. Një nga burgjet simbol të diktaturës komuniste, u shndërrua në kamp veror për 5 ditë, ku të rinj nga Lituania, Gjermania dhe Gjeorgjia u njohën me historikun dhe ndanë eksperiencat e vendeve të tyre.

"Thjesht nuk duhet të harrohet historia e së kaluarës ndaj është shumë i rëndësishëm organizimi i veprimtarive të tilla, që të mësohet për të ardhmen.  Qëllimi është që pikërisht të ndahen eksperienca, jo vetëm të Shqipërisë por edhe vendeve të tjera të BE që kanë vuajtur nga komunizmi" – tha Paulis APINIS Përfaqësues Gjerman

Kurioz për të njohur kulturën e historinë e vendit tonë, të rinjtë thanë se për ta është e rëndësishme ballafaqimi me të kaluarën.

"Ajo që më ka bërë shumë përshtypje është prania e ish të burgosurve politik dhe kurajë e tyre që të vinë këtu dhe të vazhdojnë e të tregojnë historitë e tyre. Duket qartë dëshira e tyre që këtë histori dhe vuajtje ta transmetojnë tek brezat", thotë një turist tjetër

"Për ne nuk është diçka e re, pasi po punojmë për ballafaqimin me të kaluarën, por kur vjen këtu është krejt diçka tjetër nga ajo që mendon ti"

I pranishëm në kampin veror arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Masafra foli për rëndësinë e njohjes së historisë nga brezi i tanishëm.

“Prania e këtyre të rinjve ndërkombëtare që vijnë nga shumë vendë komuniste, është një mënyrë për të krahasuar çfarë vuajtje kanë pasur shqiptarët, në këto burgje në krahasim me vendet e tyre”- tha Angelo MASAFRA Aqripeshkv i Dioqezes Shkoder-Pult.

Kampi veror në ish-burgun e Spaçit në Mirditë organizohet për të katërtin vit radhazi, ndërsa nuk munguan as ish- të burgosur politik të cilët u rrëfyen të rinjve historitë dhe vuajtjet e tyre gjatë periudhës komuniste.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • naku: 22/05/2023 21:46

    per te huajt eshte nje atraksion turistik por per shqiptaret eshte nje histori e tmerrsheme e diktatures komuniste. Krimet komuniste nuk jane denuar edhe pas 30 vjtesh. Madje ka raste kur ka kthime mbrapsht ne shkeljen e te drejtave te njeriut, sic eshte presioni psikologjik mbi opozitaret. Ndoshta eshte e lidhur me partine ne pushtet qe ka 3 mandate dhe kerkon te rrije edhe 1 mandat tjeter. Dhe sa me shume rri ne pushtet aq me shume shkel te drejtat e njeriut, Ne rradhe te pare goditen intelektualet qe mendojne ndryshe (sic e kane zakon komunistet). Duke goditur intelektualet qe mendojne ndryshe jepet mesazhi ndaj popullit qe te mbylle gojen ose do ta pesojne si filani qe u persekutua.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja