Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu është shprehur se me të mbaruar Reforma Zgjedhore, do shkohet në zgjedhje të parakohshme, duke e cilësuar këtë një kusht të BE-së. Spahiu tha se LSI do të shkojë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër, ndryshe nga PD.
"Me të mbaruar Reforma Zgjedhore, ne shkojmë në zgjedhje. I qëndroj deklaratës së Kryemadhit e cila është shprehur se ne shkojmë në zgjedhje në momentin e parë. Nuk janë mbyllur sot propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore", u shpreh Spahiu.

Lajmi kryesor:
Ngërçi në Kushtetuese/ Ironia e Patozit: Krizë e 'fabrikuar'! Kur Meta thotë të marrim armët, Basha del takon fermerët (VIDEO)
m.v./Shqiptarja.com