Ish-deputeti PDIU-së Dashamir Tahiri në SPAK për hetimin pasuror të një zyrtari të drejtësisë së re: Bleu shtëpi tek kompania e mia

Tirane -  Ish-deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri u thirr sot në SPAK për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni në lidhje me një dosje që Prokuroria e Posaçme po heton.

Pasi ka dal nga SPAK, Tahiri tha se ishte pyetur për hetim pasuror për një person që i përket drejtësisë së re. Bëhet fjalë për blerjen e një banese  para vitit 2005 tek firma që dikur ka qenë e tija.

Dhashë deklarime si person në dijeni, jo për ndonjë çështje që ka të bëjë me mua por me hetimin pasuror të dikujt pjesë e drejtësisë e re. Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie, por një firmë që kam pasur unë. Ka blerë dikur një shtëpi. Bëhet fjalë për periudhën para 2005', sqaroi për gazetarët Dashamir Tahiri

I pyetur nëse zyrtari i drejtësisë së re është prokuror apo gjyqtar, Dashamir Tahiri nuk pranoi të japë shpjegime.

Pyetje: Prokuror apo gjyqtar?
Dashamir Tahiri: Nuk mund ta them! 
Pyetje: Ka të bëjë me dosjen "Zarka"
Dashamir Tahiri: Jo, jo s'ka lidhje

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 20/11/2024 10:16

    Haha...Dashi i Havasë "intelektuali"i Vlorës...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë