Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka pas fitorjes që kombëtarja arriti mbrëmë përballë Andorës ka shpërthyer në akuza kundër teknikut italian, Panuci që u shkarkua nga detyra pas humbjes me Turqinë.

Në reagimin e tij, Paloka ka dalë edhe në mbrojtje të Nishanit, i cili përfundoi në gjyq me Panucin për shpifje, pasi ishte-presidenti e cilësoi si sharlatan që shkatërroi kombëtaren një vit më parë. Në fund, Paloka bën edhe një krahasim duke thënë se edhe Edi Rama do të përfundojë si Panuci.

Postimi i plotë i Edi Palokës
Ishte bere Panuci si Rama!

Nje milioner qe nuk bente asnje pune, vazhdonte te merrte leket e shqiptareve e vetem bertiste kunder te gjitheve.

Arrogant dhe hakmarres. Nuk pranonte asnje faj po per cdo deshtim te tij akuzonte te tjeret; nje here e kishin fajin lojtaret e heren tjeter gazetaret.

Ata qe i thonin te vertetat ne sy, i hidhte ne gjyq per shpifje.

Cdo ndeshje e tij ishte nje deshtim dhe nje “skandal” me vete, po ai nuk pranonte te jepte doreheqje ; “ kam kontrate te firmosur e do qendroj deri ne fund te mandatit “-thonte dhe ai.

Me ne fund Panucin e shkarkuan dhe mbreme kombetarja , qe kishte 10 ndeshje pa bere asnje gol, fitoi 3-0 ...

Panuci iku dhe Shqiperia fitoi. Ate e shkarkoi Federata, ja prishi kontraten.

Ramen do e shkarkoje populli...

Rama VAFANCULO