Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj, zhvilloi sot një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf, ku diskutuan lidhur me faktin se Shqipëria ka mundësi të mëdha për investimet gjermane.
Ai e bëri publik takimin, duke postuar një foto me ambasadorin gjerman në rrjetin e tij social Facebook.
“Ato do ndihmojnë ekonominë tonë, por edhe uljen e emigrimit të rinisë dhe profesionistëve drejt Gjermanisë e vendeve perëndimore.”, shkruan ai.
Sipas tij, shqiptarët kanë respekt dhe adhurim të veçantë për Gjermaninë, ndaj duhet të mësojmë prej tyre si të fuqizojmë ekonominë.
Ky postim më pëlqen,!Like!DeutschLand Uber Alles!
Përgjigju