Ish-deputeti demokrat,Luan Baçi nëpërmjet një deklaratë nga Fieri ka denoncuar se në repartin e urgjencës në këtë qytet janë konstatuar qytetarë me covid por mungesa e tamponëve po ju rrezikon jetën si dhe po ndihmon në përhapjen e virusit.
Ai shprehet se në kulmin e pandemisë, mungesa e tamponëve nuk është vetëm keqmenaxhim, por është kriminale.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, LUAN BAÇI
Situata e përhapjes së pandemisë Covid 19 në Fier dhe e trajtimit të saj prej strukturave shëndetësore është në përkeqësim të përditshëm.
Qeveria i ka lene qytetarët në mëshirë të fatit, pa u dhënë një zgjidhje, pa u siguruar testim dhe mjekim.
Në Fier mungojnë tamponet për të bërë testin. Në repartin e urgjencës konstatohen pacientë me simptomat Covid, por atyre nuk u behet tamponi.
Në kulmin e pandemisë, mungesa e tamponëve nuk është vetëm keqmemaxhim, por është kriminale. Mungesa e tamponëve vë në rrezik jetën e qytetarëve dhe përhapjen e shpejtë të sëmundjes.
Skaneri konfirmon se gjendja në Fier është alarmante. Dy ditë më parë, 35 pacientë që kanë bërë skanerin, kanë rezultuar pothuajse të gjithë të prekur me COVID dhe në fazë të avancuar. Nëse këtyre qytetarëve do t’u bëhej tamponi në kohë, do ta kishimë të lehtë të kuronin sëmundjen.Por Qeveria e Edi Ramës nuk i ka prioritet as qytetarët e Fierit, as qytearët e tjerë të Shqipërisë, që vuajnë po njësoj papërgjegjshmërinë, paaftësinë dhe hajdutërinë e kësaj qeverie.
Në Fier, timoni është lënë pa duar dhe situata është në rënie të lirë. Edhe ata pak qytetarë që mund të bëjnë tampon në shtet nuk marrin përgjigjen në kohë. Vonesat në kthimin e përgjigjevë variojnë nga 1 javë deri në 10 ditë. Sipas informacioneve nga spitali i Fierit, përgjigjet e disa tamponëve të bërë nuk kanë ardhur prej datës 21 Tetor.
Te semureve me simptoma, askush nuk u jep nje shpjegim se pse nuk ka tampon.
Askush nuk thote se pse nuk gjurmohen rastet, apo pse vonohen pergjigjet e testeve.
Te gjitha keto vonesa nxjerrin te pavlefshme dhe ato pak testime qe behen, sepse nderkohe qe pergjigjet vonohen, semundja perparon dhe trajtimi mjekesor mungon.
Ky është realiteti që Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu duan të fshehin më Fier dhe kudo në Shqipëri.
Heshtja e kryetarit të Bashkisë dhe e deputetëve të Fierit për këtë situatë të rëndë vazhdon të paguhet me jetën dhe me shëndetin e qytetarëve.
Secili prej tyre do të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore për këtë sjellje krminale, që vendos të parin interesin e pushtetit dhe jo interesin e qytetarëve të Fierit dhe të gjithë Shqipëria.
Për akuzat e ish-deputetit Luan Baçi për mungesën e tamponeve në qytetin e Fierit ka reaguar Operatori i Shërbimeve të Kujdesit shëndetësor.
Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor siguron qytetarët që ekipet e epidemiologëve janë në krye të detyrës në çdo cep të vendit dhe prej 8 muajsh po bëjnë një punë të palodhur për gjurmimin, hetimin, dhe testimin e rasteve të dyshuara.
Numri i testimeve është rritur në mënyrë progresive dhe sot është katërfishuar krahasuar me fillimin e epidemisë.
Në përgjigjie të akuzave të pabaza të deputetëve të opozitës në Fier, sqarojmë se numri i tamponëve lidhet me hetimin epidemiologjik në terren i cili po ndiqet me përpikmëri dhe profesionalizëm të lartë nga ekipi i epidemiologëve të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier.
Vetëm gjatë muajit të fundit në Fier janë marrë mbi 1200 tamponë, përherë duke u bazuar në hetimin dhe gjurmimin epidemiologjik në terren.
Duke ftuar çdokënd që të mos bëjë politikë me sëmundjen dhe të mos dezinformojë opinionin publik, i sigurojmë qytetarët që njesitë vendore të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin janë në krye të detyrës 24/7 dhe po bëjnë maksimumin për shërbimin ndaj pacientëve.
Ftojmë qytetarët që të lidhen menjëherë me mjekun e familjes kur kanë dyshime për prekjen nga virusi Sars Cov2 dhe të mos neglizhojnë ndjekjen e rregullt me mjekun e tyre.
Ky eshte ai qe nuk fitoi per tu zgjedhur kandidat per deputet nga PD-ja?Qenka njeri per se mbari,akoma lufton i shkreti me kap perseri trenin e deputeteve te PD-es.O l*qe qe su poqe,akoma se kupton qe edhe te PD-ja ta kane futur?Vrap tek LSI-ja,se ta zune vendi,vrapo Luani Fierit,vrapo.
PërgjigjuClidhje ka ky koke mistrise me fieraket. Ky te lexoje dhe mesoje njehere historin e Skenderbeut,dhe mos bllokoje rruget e qytetit sa here do qe ta vizitoje Kryeministri.