Ish-deputetja e PD, Arbjola Halimi i ka bërë një apel të fortë liderëve opozitarë të mos luftojnë kundër Rudinës, pasi lufta kundër saj është lufta kundër demokracisë, pasi sipas saj ajo e ka paguar me jetën e babait të saj demokracinë e këtij vendi.

Postimi i plotë:

Mos e vrisni me Rudinen.
Rudina eshte vajza e Azem Hajdarit. Heroit tone te Demokracise. Ajo e ka paguar me jeten e saj, familjes se saj, teksa humbi babane, Demokracine ne kete vend. Cdo akt kunder Rudines nuk vret ate por Demokracine.

Vendimi i saj personal as e humb e as e zbeh sakrificen qe Rudina me jeten e saj pa baba dhe babai i Rudines, heroi yne, Azem Hajdari ka bere per vendin.

Kush lufton Rudinen, lufton vetveten. Aq sa i ka dhene Rudina vendit, jeten e babait te saj e te atyre qe mbeten jetime, ju nuk jeni ne gjendje te kompesoni as me gjithe sakrificat te mbledhura bashke. Sulmi ndaj Rudines eshte sulm i hapur i Demokracise.