LSI tërhiqet nga dhuna në 30 qershor, ish-deputetja: Do ndalojmë zgjedhjet, por në 'mënyrë demokratike' (VIDEO)

Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho është shprehur e bindur se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Ndryshe nga lideri i PD-së, Lulzim Basha i cili më herët ka urdhëruar krerët e degëve në rrethe për një skenar të ngjashëm me atë ç'ka ndodhi në Shkodër, Xhixho tha se do të pengohen zgjedhjet, por duke theksuar "me të gjitha format demokratike".

Gjithë mekanizmat demokratik do të përdoren për ta frenuar në të gjitha format zhvillimin e zgjedhjeve, në zbatim për të zbatuar dekretin e presidentit Meta", tha Xhixho në '5 pyetje nga Babaramo. Një deklaratë që mund të konsiderohet si një tërheqje, nga aktet e dhunës që po paralajmëron kryedemokrati Basha, ashtu si kurse ka bërë më herët edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në protestën e nëntë kombëtare të opozitës së bashkuar, lidhur me sulmet që PD-ja bëri në disa KZAZ në vend.

Një emergjencë kombëtare, e ka cilësuar ajo dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, sipas së cilit ka kapur të gjitha pushtetet në vend dhe po synon që të bëjë zgjedhje moniste. Në vëmendje Xhixho ka risjellë sërish përgjimet e publikuara nga "Bild", argument që opozita e ka përdorur në të gjithë protestat kombëtare, por edhe ligjërimet politike, për të kërkuar largimin e qeverisë Rama dhe legjitimimin e kauzës së tyre, apo vendimit për të lënë mandatet. E pyetur nga gazetari Ilir Babaramo në Report Tv se çfarë do të ndodhë në 30 qershor, nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho është shprehur se do të jetë një ditë krejtësisht normale, si gjithë të tjera, ku vetëm zgjedhje s'do ketë. 

"Disa mund të shkojnë në plazh, një ditë normale, për sa kohë që kemi një dekret të ri nga Meta. Është i detyrushëm nga të gjithë. Kolegji zgjedhor nuk e ka bërë nul dekretin e Metës, e bën vetëm Gjykata Kushtetuese", tha ajo në studion e Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
LSI distancohet nga dhuna e paralajmëruar/ Ish-deputetja: Do ndalojmë zgjedhjet, por në mënyrë demokratike

Erisa Xhixho, nënkryetare e LSI-së në studion "5 pyetje nga Babaramo" deklaroi se opozita e bashkuar do të ndalojë zhvillimin e zgjedhje, por ndryshe nga kryedemokrati Basha, tha se çdo gjë do të bëhet në mënyrë demokratike, jo me akte dhune.

"Do ta frenojmë në të gjitha format, protestat kanë qenë madhështore. Nuk është më çështje e opozitës, por kombëtare. Gjithë mekanizmat demokratik do të përdoren për ta frenuar në të gjitha format zhvillimin e zgjedhjeve, në zbatim për të zbatuar dekretin e presidentit Meta. Nuk flitet për datë zgjedhjeje, por si do shkojmë nga këto zgjedhje", tha  Xhixho.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 25/06/2019 22:11

    Si do ti ndaloni ne menyre demokratike oj hund derre.

    Përgjigju
  • Edi Budalla: 25/06/2019 22:02

    Kir u be ta hapi radion Erisa Xhixho.

    Përgjigju
  • Raul: 25/06/2019 21:52

    Erisa hundpinokja e leshitdhise, kjo sharebajge e neveritur për publikun dhe zvministre e leshitdhise eshte shumë mjerane , nuk ka për ta parë me me sy postin e zvministres, dhe vendin e deputetes, shko me mire punesohu në Haremin Veror të Jales nga Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë se tani fillon sezoni i lristave naziskine të Jales

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen