Ish-deputetja Silva Caka është shprehur për Report Tv  se ditën e sotme Shqiperia është zgjuar me një vlerë më pak e me artistë të plagosur në shpirt për kauzën e tyre.

“Sot kemi nje vlerë më pak në tërësi, Shqipëria është gdhirë me një ndërtesë historike me pak, me art me pak dhe me artistë të plagosur në shpirt për kauzën e tyre, kemi një rezistencë të thyer më pak.”

Të gjitha këto nuk e bëjnë ish deputeten e Lëvizjes Socialiste Për Integrim që  të humbasë shpresën se protestat nuk duhet të shuhen. Përkundrazi duhet të injorojnë edhe situatën e Covid-19 që për të më shumë se epidemik ishte dëshirë e çmendur e kryeministrit për të kufizuar njerëzit.

“Situata e pandemisë nuk është më në pikun e saj, nuk është më aq reale, sa e bën kufizimi që i është bërë shqiptarëve. Ky kufizmin vjen nga dëshirat e çmenduara të Ramës dhe jo nga situata, mendoj që e zgjasin vetëm për të ndaluar shqiptarët për protesta, por shqiptarët do ta gjejnë një mënyrë për t'ju bashkuar kauzës qytetare."

Të mjaftueshëm e konsideron reagimin e presidentit Meta për shembjen e Teatrit Kombëtar ish deputetja Caka e cila e sheh të panevojshme prezencën e kreut të shtetit në shesh.

“Nuk e di çfarë hapash prisnit nga presidenti i Republikës, nuk besoj se prisni që të jepte urdhra policisë nuk varet policia nga presidenti i Republikës, kam parë thirrje për të shpërndarë parlamentin, jo për t'ju bashkuar protestës, diferenca e numrave nuk është diferencë kauze, kjo nuk ishte çëshje numrash apo prezence.”

Për sa i përket reformës zgjedhore, këshilli politik i së cilës këtë të hënë u braktis nga opozita, ish deputetja e LSI thotë se nuk është i rëndësishëm vetëm hartimi, por edhe implementimi i saj. 

“Duhet të rishikojmë pozicionin në raport me Këshillin politik, pavarësisht se për hir të Shqiperisë kemi pranuar të ulemi dhe me Damian Gjiknurin në tavolinë, nisur dhe nga ajo qe ndodhi dje”.