Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, emërohet në krye të Departamentit për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.

Sipas ligjit të Policisë së Shtetit, me përfundimin e mandatit në BKH, Hajnaj duhej të ishte kthyer në Policinë e Shtetit, ku ka qenë para detyrës si kryehetuese.

Por kjo nuk ndodhi gjatë drejtimit të policisë nga Ilir Proda, çka detyroi Aida Hajnaj të ngre padi në Gjykatën Administrative, aty ku u vendos anulimi i garës për departamentet në Policinë e Shtetit.

Tashmë, me propozim të Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, emërimi i Aida Hajnat u bë nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.