Vetëm 2 muaj pasi ish-drejtoresha e Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj u la në burg për vjedhje, pasi dyshohet se përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara, bashkëshorti i saj, Fetah, është promovuar në poste drejtuese në Bashkinë e qytetit bregdetar.
Fetah Mataj prej vitesh punonte në komunalen e Durrësit, ndërsa siç thonë burime për Shqiptarja.com, tashmë ai është emëruar Përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve Urbane.
Këtë pozicion, Mataj e ka marrë vetëm pak ditë më parë dhe rritja në detyrë erdhi pas skandalit në Postën e Durrësit në të cilën u përfshi bashkëshortja e tij, e cila i nxirrte paratë më thasë të zinj.
Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit, ndodhet në burg, e dyshuar se bashkë me ish-shefen e financës Valbona Duni dhe arkëtaren Paola Dana përvetësuan 700 mijë euro të destinuara për pensionet në Krujë dhe Shijak. Sipas hetimeve, kamerat e sigurisë kanë dokumentuar 11 raste kur thasët me para përfundonin në zyrën e ish-drejtoreshës, ndërsa në sistem fondet regjistroheshin si të dërguara në dy degët. Prokuroria po heton edhe dyshimet se paratë mund të jenë shpenzuar në kazino.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento