-
Skandali i 700 mijë eurove në postën e Durrësit, burri i ish-drejtoreshës, Fetah Mataj mbetet në burg, avokati: Çështja t’i kalojë SPAK-ut (VIDEO)
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest me burg, Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së postës, Elisabeta Mataj. Avokati i tij, pretendon afera e vjedhjes në postë nuk po hetohet si duhet nga Prokuroria e Durrësit ndaj kërkoi që hetimet t’i kalojnë SPAK-ut.
8 Tetor, 13:11 -
Thellohet skandali i Postës së Durrësit/ Burri i ish-drejtoreshës ‘gjobë’ punonjësve të filialit: 250 euro çdo muaj ose ikni nga puna! Fetah Mataj vihet në pranga
Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj dyshohet se përvetësoi 700 mijë euro të destinuara për pensionet. Bashkëshorti i saj dyshohet se u merrte punonjëseve 250 euro në muaj për të mos i larguar nga puna te Posta. Dy muaj pas arrestimit të Elisabeta Matajt, ai u promovua si Shef për Evadimin e Mbetjeve Urbane. I biri një ditë më parë dhunoi me grushte policin.
5 Tetor, 16:59 -
Vetëm 2 muaj në qeli, lirohet ish-drejtoresha e Postës së Durrësit që vodhi 700 mijë euro me thasë të zinj! Gjykata e lë në ‘arrest shtëpie’
Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia ish-drejtoreshën e Postës, Elisabeta Mataj, vetëm 2 muaj pasi u arrestua për përvetësimin e dyshuar të mbi 700 mijë eurove të pensioneve. Gjyqtari Xhevdet Lika e kaloi në “arrest shtëpie” me argumentin se rrethanat kanë ndryshuar, por ende nuk dihet se cilat janë ato.
25 Shtator, 10:47 -
Ish-drejtoresha vidhte para me thasë të zinj nga Posta e Durrësit, bashkëshorti i saj promovohet në Bashki! Emërohet përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve
Fetah Mataj është emëruar përgjegjës për evadimin e mbetjeve urbane në Bashkinë e Durrësit. Bashkëshortja e tij, ish-drejtoresha e Postës, ndodhet në burg, e dyshuar për përvetësimin e mbi 700 mijë eurove të destinuara për pensionet.
18 Shtator, 12:23