Ish-drejtori: 26 mln € për rikonstruksionin e muzeut Kombëtar, shqetësuese mungesa e informacionit! Propozoj ministri të muzeve

Pas 43 vjetësh nga krijimi, Muzeu Historik Kombëtar do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Ish drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi në “Studio Live” në Report tv tha se fondi i parashikuar për rikonstruksion është 26 mln €.

Ndonëse e konsideroi të nevojshëm rikonstruksionin, në intervistën me Arbër Hitajn, ish drejtori nënvizoi se nuk ka transparencë në lidhje me atë që do të ndodhë me muzeun.

“Restaurimi është i nevojshëm. Shqetësuese është mungesa e informacionit. Dimë që do jetë një buxhet 26 mln euro të paktën kaq është deklaruar në media dhe që do jetë i mbyllur për katër vjet. E ka patur të nevojshme, ka pasur pika që kanë nevojë për ndërhyrje”.

“Cilët janë restauratorët? Ka pikëpyetje. S’ka informacion të saktë se ç’po ndodh me muzeun. A ishte i nevojshëm. Po. A janë të nevojshme  lekët? Shifrat po të ishin dhe më tepër jo problem. Mungesa e informacionit është shqetësuese sepse më Shqipëri muzeologët numërohen me gishtat e duarve sepse s’kemi shkollë të mirëfilltë. Muzeut i duhet një laborator personal”.

Pasaportë të vendit e quan ai muzeun, duke shtuar se zhdukja e tij heq identitetin.

“Muzeu memoria historike që transmetohet ndër breza. Largimi i memories historike të nxjerr në një popull pa identitet. Muzeu pasaporta e një vendi, zhdukja na heq identitetin”

Apeli i ish drejtorit të muzeut është që të bëhet transparencë në këtë projekt për rikonstruksion që do ta mbajë të mbyllur për klatër vite institucionin muzeor më të madh në Shqipëri. 

“Pse nuk e kemi ne sot një projekt të qartë për këtë rikonstruksion.  Sa studiues dhe shkencëtarë nga akademia e shkencave janë të përfshirë në këtë projekt. T’ja lëmë në dorë specialisteve or të bëjnë transparencë pasi lekët janë të taksapaguesve. Peshën e mban populli shqiptar.”

Teksa theksoi se edhe ai ka kërkuar rikonstruksionin e Muzeut në 2014, hodhi një tjetër propozim për krijimin e një ministrie për muzetë.

“Unë kam propozuar që të ketë një ndërhyrje para disa vitesh në muze. Që në 2024. Janë bërë disa projekte që janë dorëzuar në ministri. Jo vetëm muzeu kombëtar por disa muze kanë nevojë për ndërhyrje. A mos duhet që të krijojmë ashtu si kopja hungareze e shtetit hungarez, mos duket të kemi një ministri të muzeve. Po i vë unë një emër. Të kemi një entitet të pavarur nga politika që diskuton dhe merret vetëm me problemet muzeale”.

Pse kjo neglizhencë me muzetë?

“Është një problem që mbartet nga e kaluara. Mungesa e dëgjimi të specialistëve përkatës për problematikat përkatëse. Ky është problemi”, tha Labi.

Gazetari Eljan Tanini u shpreh se rregullimi i muzeut është i rëndësishëm.

“Në muzeun e ri dua të shoh hapësira të kënaqshme dhe të shëndetshme, jo sajesa. Dua të prek faktet”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/03/2024 04:13

    Ministri muzesh?! Na mbytet me burokrate! Me mire nje drejtori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?