Ish-eurodeputetja krahë Albana Vokshit: Shqipëria të zbatojë kushtet e Bundestagut

Ish-eurodeputetja krahë Albana Vokshit: Shqipëria të zbatojë kushtet e Bundestagut

E njohur si mbështetëse e opozitës shqiptare dhe veçanërisht Partisë Demokratike, Presidentja e EPP Ëomen Doris Pack, vetëm tre ditë pasi BE i tha 'JO' hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka bërë thirrje që vendi ynë të zbatojë kushtet e vendosura nga Bundestagu.

Ketë deklaratë Pack e ka bërë në takimin në Vienë të Forumit të e Grave të Partisë Popullore Europiane, ku e pranishme si përfaqësuese e PD, ishte Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi.

 “Shqipëria duhet të nisë më zbatimin e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman për t’u bërë gati për hapjen e negociatave” ka thënë Pack.

Doris Pack, e keqardhur për vendimin për mos hapjen e negociatave, mbështeti nisjen e bisedimeve me kushte për Shqipërinë , duke e konsideruar këtë si një vendim jo për qeverinë, por për qytetarët e saj.

“Opozita i dorëzoi mandatet, pasi nuk kishte më asnjë garanci kushtetuese. Në parlament nuk respektohej e drejta e fjalës dhe mekanizmi parlamentar për kontrollin e qeverisë, ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk ekziston. Korrupsioni i lartë dhe krimini organizuar janë probleme shqetësuese. Një ish ministër i brendshëm u dënua nga një gjykatë. Ndërkohë që në qendër të Tiranës protestohet prej shumë muajsh në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të cilin qeveria po kërkon ta shembë për të ngritur kulla të larta vetem pë qëllime fitimi. Shqipëria duhet të nisë përmbushjen e kushteve të vendosura nga Bundestagu, përsa i përket luftës kundër korrupsionit, vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të luftojë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës” ka thënë ndër të tjera Pack.

Duke shprehur shqetesimin për numrin e lartë të azilantëve, Doris Pack i kërkoi Bashkimit Europian të rrisë presionin ndaj Shqipërisë: “Në këtë mënyrë qeveria do të detyrohet të plotësojë kushtet dhe të hapë perspektiva për shqiptarët në Shqipëri, duke bërë që edhe numri i azilantëve të zvogëlohet”- tha Pack më pas.

Bashkë me zëvendës Presidenten e Parlamentit Europian, Mairead McGuiness, me zëvendës Presidenten e re të Komisionit Europian, Dubravka Šuica dhe , komisionerien Mariya Gabriel, Pack, i bëri thirrje Bashkimit Europian që të mbajë derën e hapur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga ana e saj, Kryetarja e LDGSH, Albana Vokshi, informoi Forumin e Grave të  Partisë Popullore Europiane se PD i konsideron kushtet e Bundestagut si një udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës politike, për rivendosjen e bazave të shtetit të së drejtës dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 21/10/2019 13:03

    Qenken bashkuar dy ku*vat bashke

    Përgjigju
  • Burri albana: 21/10/2019 12:45

    Shikoni albanën grua me fytyr BURRI. E shikoni dhe ktë ku|*vën plak që s'ka pun tjetër e ngeli rrugve të Shqipris. Se atje ku kjo jeton sja ve njeri në pull ksaj ku*ve ordinere plak.

    Përgjigju
  • taku: 21/10/2019 10:51

    ptu plehra antishqiptare injoroini o gazetare mos i nxirni fotot e tyre dhe emrat ne asnje vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Pakot me kokainë ishin fshehur në kroskot! Shkatërrohet grupi shqiptar në Itali që trafikoi drogë me vlerë 5 milionë euro! Video e operacionit

'Pakot me kokainë ishin fshehur në kroskot! Shkatërrohet grupi shqiptar në Itali që trafikoi drogë me vlerë 5 milionë euro! Video e operacionit