Mediat italiane: Franca vendosi veton për negociatat! Presidentja e KE: Më vjen keq për Tiranën dhe Shkupin

S'ka tym të bardhë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Franca nuk lëviz nga pozicioni duke vendosur veton për bllokimin e negociatave. Mediat italiane, referuar burimeve nga takimi i liderëve të BE-së që po zhvillohet në Bruksel shkruajnë se nuk është arritur që të bindet Presidenti francez Macron. Ndërkohë që kundër Shqipërisë janë pozicionuar edhe Holanda me Danimarkën.

"Ju e dini pozicionin tonë. Për Shqipërinë është një “JO” e qartë. Për Shqipërinë, parlamenti im ka dhënë një “JO” të qartë, me të cilën unë bie dakord. Maqedonia është në një pozicion më të mirë se Shqipëria. Po gjykimi im është se, do të ketë një “JO” për të dyja vendet" tha kryeministri holandez Mark Rutte. Por vulën e vendosi vetoja e Francës, pasi Macron kërkon më parë që BE-ja të reformohet më pas të zgjerohet, teksa u trembet partive populiste në vendin e tij.

Pas këtij qëndrimi të Macron, Angela Merkel nuk mundi ta bindë, dhe vetë ajo pranoi se shanset për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk janë të mira. Po kështu ditën e sotme  Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa mori pjesë në samitin e liderëve të BE-së deklaroi se për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut nuk sheh shpresë në horizont.

"Fatkeqësisht, nuk ka shenja pozitive për një vendim për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Më vjen shumë keq sepse besoj me vendosmëri se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për të ecur më afër standardeve evropiane dhe meritojnë një sinjal pozitiv” theksoi Von der Leyen. Megjithatë vendimi final do të zbulohet nesër paradite. Samiti dy ditor i krerëve te shteteve dhe qeverive të BE-së 17-18 tetor në Bruksel ka në fokus edhe Brexit dhe operacionin turk në veri të Sirisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:08
Mediat italiane: Franca vë veton kundër çeljes së negociatave

1548796700_macron.jpg
Franca ka vendosur veton duke bllokuar negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kështu shkruajnë mediat italiane, Ansa dhe TGcom. "Vetoja e Francës bllokon fillimin e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit evropian. Samiti i BE-së nuk do të jetë në gjendje të japë dritën e gjelbër për të dy vendet e Ballkanit, megjithëse një shumicë e madhe e partnerëve evropianë favorizojnë rekomandimin e formuluar nga Komisioni" shkruan tgcom.

Edhe 'Ansa' shkruan se liderët e BE-se nuk kanë arritur unitetin në darkën e sotme  dhe vetoja e Francës bllokon fillimin e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit evropian. "Samiti i BE-së nuk do të jetë në gjendje të japë dritën e gjelbër për të dy vendet e Ballkanit, megjithëse një shumicë e madhe e partnerëve evropianë favorizojnë rekomandimin e formuluar nga Komisioni. Përveç Francës, Holanda dhe Danimarka kundërshtojnë Shqipërinë.

Apelet e përsëritura nga Komisioni e Parlamenti i BE-së dhe mesazhet nga Tirana dhe Shkupi duket se nuk kanë pasur ndonjë efekt tek presidenti francez, i cili vazhdon të kërkojë të reformojë të gjithë vendimmarrjen e BE-së së pari për t’i dhënë zgjerimit besueshmëri më të madhe. Vetëm atëherë dyert e Evropës mund të hapen për vendet e reja.

Një pozicion që fsheh nevojën e Macron për të mbajtur nën kontroll forcat e brendshme populiste. Karta e fundit në tryezë për ta bërë presidentin francez të ndryshojë mendje ishte Finlanda, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, me të ashtuquajturin 'shkëputje', ndarjen e fateve të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

Sakrifikimi i Tiranës dhe shpëtimi i Shkupit në përpjekjen përfundimtare për të mos destabilizuar rajonin. Nëse krerët e BE nuk japin dritën e gjelbër për negociatat "qeveria jonë do të bjerë", paralajmëroi kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Por mundësia e ndarjes së fatit të dy vendeve nuk duket se gjen favor në Paris, apo edhe me disa shtete si Italia, e cila do të dëshironte një rrugë të qartë për të dy" shkruan Ansa, ashtu sikur paralajmëroi edhe Shqiptarja.com dy ditë më parë. Megjithatë vendimi final pritet që të zyrtarizohet nesër paradite nga liderët e BE-së. 

Ora 22:30
Negociatat/ Kryeministri i Bullgarisë: BE-ja gabim historik nëse refuzon Tiranën dhe Shkupin



Bullgaria është një tjetër shtet që bën thirrje për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
 
Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka thënë se Shqipëria dhe Maqedonia duhet të marrin datë për negociata, pasi do të bëhej një gabim historik nëse nuk i lejojmë t’i fillojnë negociatat. Ai ka shtuar se  kjo do të ishte goditje e madhe për popujt e të dyja shteteve të cilat meritojnë t’u jepet perspektivë europiane.

“Nëse bëhet një gabim i tillë atëherë nuk duhet të zemërohemi për problemet që do të ndodhin, që do të ketë xhihadistë, ndikime nga Rusia, Turqia apo Kina. Ky vakum nuk mund të vazhdojë dhe do të mbushet nga ndonjë tjetër dhe kjo nuk është mirë për Bullgarinë”, theksoi shefi i qeverisë bullgare.

Borisov tha se nuk mund t’i kuptojë pohimet se ekzistojnë rreziqe nga inkuadrimi i të dyja vendeve.

Maqedonia e Veriut sipas popullatës dhe territorit është sa Sofja dhe çfarë rreziku mund të jetë? Ky është si një qytet i vogël europian dhe nuk është e drejtë ta tregojmë karakterin kundër atyre. Nuk pajtohem me këtë. Por, shumë nga shtetet e mëdha europiane kanë probleme të brendshme dhe më lehtë është të gjesh një armik të jashtëm që mund t’i hedhësh fajin”, deklaroi Bojko Borisov.

Ora 17:46
Negociatat/ Von der Leyen, shenja negative për Tiranën dhe Shkupin: Më vjen keq! Të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa mori pjesë në samitin e liderëve të BE-së komentoi edhe hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut duke thënë se nuk sheh shpresë në horizont.

Fjalën e Ursula von der Leyen e ka publikuar edhe agjencia e lajmeve ANSA. “Fatkeqësisht, nuk ka shenja pozitive për një vendim për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore”, theksoi ajo.

“Më vjen shumë keq sepse besoj me vendosmëri se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për të ecur më afër standardeve evropiane dhe meritojnë një sinjal pozitiv,” shtoi më pas  Von der Leyen.

Ora 17:20
Negociatat/ Presidenti i PE-së: Puna e Shqipërisë dhe Maqedonisë duhet të respektohet


Mbështetja për Shqipërinë dhe Maqedoninë për hapjen e negociatave vijon në Bruksel për të shprehur që të bindet Franca deri në minutën e fundit. Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli është shprehur se vendet anëtare të BE duhet të vlerësojnë reformat e ndërmarra nga dy vendet e Ballkanit.

"Mbështesim hapjen e negociatave. Komision Europian është në favor. Shqipëria dhe Maqedonia janë dy vende që puna dhe sakrifica e tyre duhen respektuar nga ne. Ka disa qëndrime, por premtimi për hapjen e negociatave duhet të mbahet" është shprehur ai pas daljes nga mbledhja e Këshillit Europian.

Ora 15:55
Kryeministri i Estonisë: Mbështesim fuqimisht hapjen e negociatave me Shqipërinë

Kryeministri i Estonisë, Jüri Ratas i është bashkur zërave pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut  për anëtarësim në Bashkimin Europain. Ai ka konfirmuar para mediave në Samitin e krerëve të BE, mbështetjen e Estonisë si për për  Shqipërisë ashtu edhe për  Maqedonisë së Veriut. 

Ratas theksoi se, “sa i përket çështjes së zgjerimit mbështesim fuqimisht hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për t’u dhënë atyre vendeve këtë perspektivë”.

Zgjerimi i Bashkimit Europian dhe hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë në qendër të axhendës dyditore të Samitit të krerëve të BE-së, që zhvillohet më 17-18 tetor në Bruksel.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 18/10/2019 03:01

    Mos e ulni hundën, nuk duam BE!

    Përgjigju
  • Selfo Qorri: 17/10/2019 19:41

    Si mund te na doj europa kur ne nuk duam njeri tjetrin, po te donim njeri tjetrin sdo mbanim kte qeveri qe kemi tani. Ta gezojm dhe kte vit mos hapjen e negociatave.

    Përgjigju
  • durresi: 17/10/2019 19:34

    shm e drejt papi boll me kte europ k..v shqiperia e madhe i zgjidh hallet jo bashkim me kte pervers francez bastard. boll me kto politikan hajduta qe kemi boll vella vrasje, shqiperia e madhe zgjidh cdo gje aty trembet europa se jena Ilire mos shkelim mbi te paret tane, kur loja behet e forte te fortet duhet te luajne, nese duhet lufte , lufte le te behet te bashkohemi vllazna

    Përgjigju
    • Arbëri: 18/10/2019 00:24

      Të lumt Shqipe !!!

    • Gjakova: 17/10/2019 20:55

      Korrekt. Hallall Te koft shok

  • Papi: 17/10/2019 18:58

    Qeveria ka gabuar prioritetet Bashkimi kombtar duhet te ishte prioriteti numer nji

    Përgjigju
  • Beni: 17/10/2019 18:48

    O njerez e mbani mend ca ndodhi ne stadiumim e beogradit dhe Franca me Platinine I dhane te drejte Serbeve, ju prisni te thone po tani

    Përgjigju
    • Arbëri: 18/10/2019 00:25

      Bravo

  • Euro: 17/10/2019 17:34

    Hapni negociatat se na lodhet, liberalizoni tregun e punes te shkojn njerezit te punojne me dinjitet jo si skllever ne 2020 thirrini mendjes se shqiptaret jane popull i vuajtur por punetor

    Përgjigju
  • petra: 17/10/2019 16:08

    Ore idiot, po a e din ti se kush eshte shqiperia dhe skipetaret. Ti s'do te mund te rrije e te jetoje 24 ore aty e atje nga larg, na beni pordhe e politiken e djallit...

    Përgjigju
    • Kafsha: 17/10/2019 18:03

      Ikni ore fundërrina greke injorantët e botës!

    • Boti: 17/10/2019 17:33

      Kush jan o vella se dhe un qe jam shqipetar se di!!! Çdo popull ka politiken qe meriton... Popull legen politik legene Dhe t huajt tallin bythen

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat