Partia Demokratike ka caktuar ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Andi Lila, koordinator të PD për sportin.

Lila është angazhuar me PD-në duke shprehur publikisht mbështetjen për të.

Ai ishte dhe në çeljen e fushatës së Partisë Demokratike, ku u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen sipas tij për ndryshimin e madh dhe për të plotësuar amanetin e studentëve të ’90-s.

Ndonëse u përfol si një nga kandidatët e mundshëm për deputet në Kavajë, Lila nuk është në listë, e me sa duket do të shërbejë në një detyrë tjetër të rëndësishme në PD.

Lila është mjaft aktiv në rrjete sociale ku së fundmi ka publikuar foto me Bashën apo në aktivitetet e zhvilluara prej tij ku ka marrë pjesë.