Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu e akuzuar në dy dosje hetimore të SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, vëllezërve Çopja dhe atë të Suel Çelës, kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore.
Për verifikimin e pretendimeve të ish-magjistrates, Gjykata vendosi caktimin e dy ekspertëve të mjekësisë ligjore të cilët do të përcaktojnë nëse qëndrimi në qeli i rrezikon jetën dhe sjell komplikacione për ish-gjyqtaren e vënë nën akuzë për korrupsion.
Me vendimin e kësaj të premteje, togat e zeza vendosën që pas njoftimit të Mjekësisë Ligjore, ekspertët të paraqiten në seancën e ardhshme më datë 10 shkurt në orën 11:00 ekspertët të paraqiten në seancë ku do të japin konkluzionet.

Fetahu u prangos gjatë operacionit që goditi një organizatë kriminale të dyshuar si të drejtuar nga Suel Çela në fund të muajit nëntor. Sipas SPAK, gjyqtarja në detyrë komunikonte me SKY ECC me anëtarët e organizatës, si edhe ka marrë ryshfet për vendime në favor të interesave të tyre.
Komente


Ktē Pajtime Fetaun futeni nē burg e mos e nxirni mē nga burgu se po e nxorēt ktē femēr kjo tmerron fėmijēt me ktē lloi fytyre qē ka.
PërgjigjuShume vone qenke kujtuar /te semuresh/me diabet,zemer e klastofobi!Te tjere /kollare te bardha/sa prangosen apo denohen,/raportin mjekesor/ eshte nje nga gjerat e para qe kerkojne per t'i shpetuar qelise.
PërgjigjuMediat duhet te jene te kujdesshme ne etiketime. Ketij nieriu Suel Celes prej 18 vjec e kane perndjekur penalisht. Me cdo vendim gjykate ky njeri del i pafajshem. Organizata kriminale si mafia italiane ruse etj kane kohezgjatje e qendrushmeri me dhjetra vite. Ky personi ka 20 vjet del i pafajshem. Nga kur e me ca baze ligjore i llogaritet ktij organizata? Gjyqtares e biznesmeneve qe ja bo gjyqin media. Turp
Përgjigju