Rodrygo është shndërruar në superheroin e Real Madrid në disa raste këtë sezon të Champions League. E fundit ishte mbrëmjen e së mërkurës teksa futbollisti falë dy golave të tij si zëvendësues, në minutën e 90 dhe atë të 91, dërgoi në shtesë gjysmëfinalen kundër Manchester City-t që ‘galaktikët’ e fituan më vonë.
Pas këtyre emocioneve të papërshkrueshme për mediat Rodrygo ka deklaruar: “Ishim duke humbur, ishim të vdekur, por më pas ndodhi ajo çfarë ndodhi. Duke veshur këtë fanellë, kemi mësuar diçka shumë të rëndësishme, që duhet të luftojmë deri në fund.
Ishim thuajse të vdekur, por me golin tim të parë nisëm të besonim. Besimi u kthye në bindje dhe më pas gjithçka është ajo që e keni parë të gjithë. Jemi të lumtur në finale dhe tani objektivi është ta fitojmë atë.”