Policia Kufitare në Qafë-Botë në Sarandë, ka sekuestruar në kufirin e gjelbër shqiptaro-grek, 3 armë zjarri.
Sipas policisë nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Mesogun i Vogël” ka gjetur dy çanta të zeza në brendësi të të cilave kishte 2 kallashnikovë, 1 armë zjarri pistoletë, 2 granata dore me ndezës, si dhe 120 fishekë.
Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Komento