Ishin kthyer në 'makthin' e Athinës, nën kërcënimin e armës grabisnin kioska dhe pika karburanti! Arrestohen 2 shqiptarët

Ishin kthyer në 'makthin' e Athinës, nën kërcënimin e armës grabisnin kioska dhe pika karburanti! Arrestohen 2 shqiptarët

Foto ilustruese

GREQI- Dy shqiptarë, të moshave 49 dhe 57 vjeç, u arrestuan në komunën Nea Halkidonë, në periferi të Athinës, pasi akuzohen se janë anëtarë të një bande që kryente grabitje me armë në kioska dhe pika karburanti.

Sipas autoriteteve, pak para arrestimit, thuhet se dy shqiptarët kishin kryer një grabitje me armë në një kioskë në zonën e Nea Jonisë dhe janë larguar me makinë. Pas kontrolleve u gjetën dhe u arrestuan. Në posedim dhe brenda makinës që përdornin u gjetën dhe u konfiskuan shuma e parave që kishin marrë më herët, një pistoletë kopje, rroba të përdorura gjatë grabitjeve dhe një celular.

U zbulua se dy të pandehurit, që nga mesi i tetorit të kaluar, kishin formuar një grup kriminal me një mënyrë specifike veprimi.

Është zbuluar se 49-vjeçari shqiptar, hyri në një dyqan dhe duke kërcënuar ka kërcënuar punonjësit me armë i ka i detyruar t'i dorëzojnë paratë. Më pas ai u largua me makinën e tyre të kompanisë, në të cilën e priste bashkëpunëtori i tij 57-vjeçar.

Dhjetë raste të tjera grabitjesh me armë u zbuluan në kioska dhe pika karburanti në Nea Filadelfia, Nea Chalkidona, Agioi Anargyrou, Aigaleo, Petroupoli, Marousi dhe Kato Patisia.

Gjithashtu, 49-vjeçari ka në pritje urdhër për shkelje të ligjit për armët dhe drogën dhe lëndime të rënda trupore, ndërsa 57-vjeçari ka qenë i akuzuar në të kaluarën për grabitje, rrëmbim personi dhe vjedhje. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet