Ishin me miza! AKU bllokon dhjetëra pako me miell dhe oriz në Durrës

Ishin me miza! AKU bllokon dhjetëra pako me miell dhe oriz në Durrës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Dhjetëra pako me miell dhe oriz janë bllokuar në Durrës nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pasi rezultuan se ishin me insekte.

AKU njofton se janë kryer 26 marrje mostre kontroll zyrtar, për produktet oriz dhe miell misri i verdhë, nga të cilat kanë rezultuar jo konform me prani të dëmtuesve të produkteve në ruajtje.

Produktet janë bllokuar dhe AKU i ka lënë detyrë subjektit shpërndarës, për tërheqjen e të gjithë sasisë së produktit të shpërndarë në treg.

Njoftimi i AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas marrjes së njoftimit, nga disa subjekte të cilat tregtonin produkte ushqimore si oriz dhe mielli misri i verdhë, që kanë rezultuar me dëmtues të produkteve në ruajtje, nga DRAKU Durrës janë kryer të gjitha verifikimet në terren. Nga kontrollet janë kryer 26 marrje mostre kontroll zyrtar, për produktet oriz dhe miell misri i verdhë, nga të cilat kanë rezultuar jokonform me prani të dëmtuesve të produkteve në ruajtje.

Për këtë arsye, AKU në vijim të masave të marra ka kryer bllokimin e produkteve me lotet e poshtë cituara dhe i ka lënë detyrë subjektit shpërndarës, për tërheqjen e të gjithë sasisë së produktit të shpërndarë në treg, që ka rezultuar me dëmtues të produkteve në ruajtje. Më konkretisht lotet si më poshtë:

1- Oriz Gold Blu 1 kg me nr. Loti: 1182 D2/D1, me datë skadence 30.10.2024
2- Miell Misri i Verdhë 400 g me nr. Loti: 781017, me datë skadence 30.01.2024
3- Oriz Gold Long Grain 1 kg me nr. Loti 27, me datë skadence 30.04.2025

AKU i bën thirrje konsumatorëve të cilët kanë blerë produktet vetëm nga këto lote, lutemi t’i kthejnë pranë subjekteve të tregtimit ku i kanë blerë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë