Ishin në kërkim ndërkombëtar
arrestohen në Durrës 2 maqedonasit

Dy shtetas maqedonas të cilët ishin vendosur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për “Vjedhje me armë”, janë arrestuar në portin e Durrësit mbrëmjen e djeshme.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije, se në pranga kanë përfunduar A. Hasani 30 vjeç dhe A. Beluri 33 vjeç.

Dy të arrestuarit po përpiqeshin të udhëtonin drejt Italisë nëpërmjet portit të Durrësit,

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës mbrëmjen e djeshme, në Pikën e Kalimit Kufitar Port- Durrës kanë bërë të mundur kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase.

Janë kapur shtetasit:

• A. HASANI 30 vjeç, banues në Maqedoni 

• A.BELURI 33 vjeç, banues në Maqedoni.

Prokuroria e Gostivarit/ Maqedoni, më datë 10.07.2017, me Vendim Nr.KO1 br.144/17 ka nxjerr urdhër arresti me burg ndaj shtetasve të mësipërm për veprën penale" Vjedhje me armë" sipas nenit 237 të Kodit Penal Maqedonas.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ U gjet i pajetë dy ditë më parë në Zall Bastar, ekspertiza mjeko-ligjore: I moshuari ka dëmtime në kokë nga goditjet me sende të forta (EMRI)

Tiranë/ U gjet i pajetë dy ditë më parë në Zall Bastar, ekspertiza mjeko-ligjore: I moshuari ka dëmtime në kokë nga goditjet me sende të forta (EMRI)