Ishin nën efektin e drogës, prangosen 4 shoferë në Tiranë në 24 orët e fundit

Blutë e Tiranës kanë vënë pranga 4 shoferë gjatë 24 orëve të fundit pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e drogës dhe duke qenë në këtë mënyrë një rrezik potencial për aksidente rrugore dhe jetën e përdoruesve të rrugës.

Shoferët e arrestuar janë: një 28-vjeçar me iniciale  Xh.B; një  25-vjeçar me iniciale F.B; një 28-vjeçar me iniciale G.B si dhe 38-vjeçar me iniciale  E.L. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Mësohet se deri më tani ka shkuar në 55 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin "AquilaScan".

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia