Ishin pjesë e policisë ukrainase, por u bashkuan me forcat ruse, 46-vjeçari rrëfen dhunën: Më lidhën, më torturuan me elektroshok

Ishin pjesë e policisë ukrainase, por u bashkuan me forcat ruse, 46-vjeçari rrëfen dhunën: Më lidhën, më torturuan me elektroshok

Andrii Matiazh, 46-vjeçari ukrainas i dhunuar

Një burrë ukrainas ka rrëfyer një ngjarje të rëndë që ka përjetuar, i cili thotë se është  lidhur, rrahur dhe torturuar me elektroshok, gjatë kohës që fshati i tij ishte i pushtuar nga rusët. Por, nuk ishin forcat ruse, Andrii Matiazh, 46 vjeç, thotë se ishin policët lokalë ukrainas që kishin kaluar në anën e kundërshtarëve dhe kishin tradhtuar vendin e tyre.

"Dikush më torturoi," tha ai, duke folur në shtëpinë e tij në Volokhivka, e cila është rreth katër milje nga kufiri i Ukrainës me Rusinë.

“Ata kanë qenë në forcat e policisë (ukrainase)para pushtimit dhe më pas janë kthyer në anën ruse”.

Ukraina ka akuzuar forcat ruse për përdorimin e torturës në zonat që ata kontrollonin, duke thënë se më shumë se 10 dhoma torture janë gjetur në zonat e sapoçliruara të rajonit të Kharkiv, në verilindje të vendit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Vritet një ushtar i huaj në Ukrainë! Kievi: Rusia po bombardon zonat e populluara në rajonin e Zaporizhzhia


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, ta vrasim, duhet bërë shembull

DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, ta vrasim, duhet bërë shembull