ITALI- Një shqiptar dhe një serb, të cilët ishin shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e policisë italiane.
Bëhet fjalë për shqiptarin Afrim Gripshi, 55 vjeç, i cili do të duhet të vuajë 8 muaj dhe 10 ditë të mbetura për “krime kundër personit”, ndërsa serbi Zoran Gavrlovic, 45 vjeç këtë do të vuajë një dënim me 1 vit burg si dhe do të paguajë një gjobë prej 500 euro.
Të dy të arrestuarit u dërguan në shtëpinë e rrethit të Vicenzës ku edhe do të vuajnë dënimet përkatëse me burg.
Komento