Ishin të skeduar nga drejtësia, sistemi TIMS ndalon dy persona në Morinë

Në Pikën Kufitare të Morinit në Kukës, janë prangosur dy shtetas të cilët kanë tentuar që të hyjnë në Shqipëri, por sistemi TIMS ka nxjerrë në pah faktin se ata kanë qenë të skeduar nga drejtësia. Siç bëjnë të ditur burime policore, në Morinë, në hyrje, është ndaluar shtetasi në kërkim nga autoritetet kosovare N.G., vjeç 26, banues në Kosovë. Pas prangosjes ai i është dorëzuar Policisë së Kosovës.
 
Ndërkohë, po në këtë Pikë Kufitare po në hyrje, u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar  nga autoritetet e Bosnjës, F.H, 31 vjeç, banues në Kosovë. Veprimet do të kryen nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës.
 
Sistemi TIMS I instaluar në pikat kufitare të Kukësit, është kthyer në një “rrjetë” për prangosjen e të gjithë atyre shtetasve që janë të kërkuar nga policia apo organet e tjera ligj-zbatuese, jo vetëm në Shqipëri, por edhe vende të tjera të Europës.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI