Ishin të pandarë, dedikimi prekës i bashkëshortes për regjisorin Kristaq Mitro: 6 muaj pa ty, na duket sikur shohim një film të trishtë që s’po mbaron

Ishin të pandarë, dedikimi prekës i bashkëshortes për regjisorin Kristaq Mitro: 6 muaj pa ty, na duket sikur shohim një film të trishtë që s’po mbaron

Eliana dhe Kristaq Mitro

Regjisori Kristaq Mitro, mungon fizikisht prej muajit prill. Në 6 mujorin e ndarjes së tij nga jeta, bashkëshortja Eliana, me të cilën ishin të pandarë, edhe në aktivitetet kulturore bën një dedikim prekës.

“U bënë 6 muaj pa ty... Na duket sikur kjo, mbas ikjes tende, nuk është më jeta jonë, sikur po shohim një film të trishtë që s’po mbaron... Drita që ke lënë pas na ngroh tani dhe natyrisht dashuria pa fund për ty!”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Regjisori Mitro u nda nga jeta në 3 prill, në moshën 77-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë (formë parkisoni) . Ai pati një sërë bashkëpunimesh të suksesshme me regjisorin Ibrahim Muçaj, me të cilin realizuan disa nga ‘perlat’ e kinematografisë sonë si: “Dimri i fundit”, “Njeriu i mirë”, “Një djalë dhe një vajzë”, “Nusja dhe shtetrrethimi” etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar