Regjisori Kristaq Mitro në Report Tv rrëfen ‘sekretet’ e sheshxhirimit dhe zbulimin e Rajmonda Bulkut: E gjeta në rrugë, nuk do ta njihte askush nëse...

Kristaq Mitro është një ndër regjisorët më të njohur shqiptarë, I cili me punën e tij ka lënë gjurmë të thella në kinematografinë shqiptare. Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv, regjisori rrëfeu të pathënat e një jete në sheshxhirim. Dimri I fundit është filmi I parë I regjisorit Kristaq Mitro I realizuar në vitin 1975. Ai tregoi për vështirësitë e realizimit të ktij filmi ku përpos motit tepër të ftohtë duhet të përballeshin edhe me plot vështirësi të tjera:

“Ishte -12 gradë, madje në një moment arriti që u këput filmi se ne punonim me celluloid dhe ndaluam xhirimet, kërkuam nga Tirana  të vinin bokse të mëdhaja  të cilat e mbanin temperaturën normal dhe erdhën ato, pastaj vazhduam xhirimet. Nuk xhirohej” tha ai.

Ndër filmat më të bukur dhe të vlersuar si brenda dhe jashtë Shqipërisë është ‘Nusja dhe shtetrrethimi’ mirëpo z.Mitro rrëfeu që gjatë asaj kohe filmi nuk u prit dhe aq mirë:

‘’Ishte një gjuhë kinemaje shumë e avancuar për kohën ‘Nusja dhe shtetrrethimi’’por këtu u kuptua keq, po këtu e gjitha erdhi keq dhe nuk e dinim se cfarë do të bëhej, duhet të vinte diksh nga sipër që të vendoste nëse do të shfaqej filmi apo jo..Filmi në kinostudio nuk u prit mirë,heshtën të gjithë. Pritej të vnte dikush nga lart që të shihte filmin, dhe ai erdhi në 12 e gjysmë të natës, me tre veta…’’

Ndërsa flet edhe aktoren Raimonda Bulkun, njohjen me të dhe si e zbuloi rastësisht në rrugë për t’u bërë aktorja kryesore në filmin ‘Dimri I madh. ‘

"E gjeta në rrugë, I thash ti do të vish me mua, por ajo ditën tjetër ikte në Cërrik dhe nuk do ta njihte askush më. Dëgjo I thash ‘ Ke njerëz këtu në Tiranë?’ ‘po kam gjyshen’ tha  atëherë do të shkojmë të marrim gjyshin, do shkojmë në Kinostudio të bëjmë një provë dhe pastaj do ikësh në Cërrik. Bëri dy tre prova, bëri fotografitë dhe pastaj I thamë që do të dërgojmë një përgjigje. Shkuam në Cërrik, biseduam me të atin dhe kështu filloi bashkëpunimi” tha ai.

 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument