Ishin 'tmerri' i disa zonave në Itali, prangoset shqiptari dhe italiani! Vidhnin banesa dhe biznese! Një tjetër shqiptar arrestohet për drogë (EMRAT)

Ishin 'tmerri' i disa zonave në Itali, prangoset shqiptari dhe italiani! Vidhnin banesa dhe biznese! Një tjetër shqiptar arrestohet për drogë (EMRAT)

Materiale te sekuestruara nga policia italiane

Ata kishin mbjellë panik në zonat Bassanese dhe Trevigiano në Itali me një një sërë vjedhjesh të ndodhura rresht në shtëpi dhe biznese. Një shqiptar dhe një italian janë prangosur nga autoritetet e vendit fqinj teksa lëviznin me një BMW të zezë.

26-vjeçari shqiptar Enea Gjyra dhe 45-vjeçari italian, Denis Pivetta pikasnin momentet kur familjarët e banesave të ndryshme nuk ndodheshin në to, për të vjedhur gjithçka që gjenin.

Sipas shifrave të dhëna nga policia italiane nga gushti i kaluar dhe deri më tani ata kishin  vjedhur rreth 80.000 euro si dhe kanë dëmtuar banesat në strukturat e tyre, si instalimet dhe sistemet e brendshme dhe të jashtme.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së shqiptarit Gjyra u gjetën edhe gati 2 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë duke marrë mbi shpinë edhe një akuzë tjetër atë trafikut të drogës.

Si bashkëpunëtorë, Policia prangosi edhe një tjetër shqiptar, 29 vjeçarin Aledon Qarku, si dhe 34-vjeçaren ukrainase Tetiana Mishchenko, të cilët u kapën po ashtu me lëndë narkotike të llojit marijuanë.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kujdes! Nesër reshje intensive në të gjithë vendin! Në Shkodër, e Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve e rrëshqitje dherash

Kujdes! Nesër reshje intensive në të gjithë vendin! Në Shkodër, e Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve e rrëshqitje dherash