Ata kishin mbjellë panik në zonat Bassanese dhe Trevigiano në Itali me një një sërë vjedhjesh të ndodhura rresht në shtëpi dhe biznese. Një shqiptar dhe një italian janë prangosur nga autoritetet e vendit fqinj teksa lëviznin me një BMW të zezë.
26-vjeçari shqiptar Enea Gjyra dhe 45-vjeçari italian, Denis Pivetta pikasnin momentet kur familjarët e banesave të ndryshme nuk ndodheshin në to, për të vjedhur gjithçka që gjenin.
Sipas shifrave të dhëna nga policia italiane nga gushti i kaluar dhe deri më tani ata kishin vjedhur rreth 80.000 euro si dhe kanë dëmtuar banesat në strukturat e tyre, si instalimet dhe sistemet e brendshme dhe të jashtme.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së shqiptarit Gjyra u gjetën edhe gati 2 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë duke marrë mbi shpinë edhe një akuzë tjetër atë trafikut të drogës.
Si bashkëpunëtorë, Policia prangosi edhe një tjetër shqiptar, 29 vjeçarin Aledon Qarku, si dhe 34-vjeçaren ukrainase Tetiana Mishchenko, të cilët u kapën po ashtu me lëndë narkotike të llojit marijuanë.