ARE, Suedi - Këtë të shtunë në pistën e Ares në Suedi po mbahet gara e parafundit e Kupës së Botës për Skitë Alpine, në kategorinë e vajzave. Lëshimi i parë për disiplinën e Slalomit Gjigant filloi në orën 10:00 të këtij mëngjesi, me Lara Colturin që u kualifikua për në lëshimin e dytë që fillon në orën 13:00 të mesditës.
Skiatorja italo-shqiptare e mbylli lëshimin e parë me kohën 1 minutë 13 sekonda e 60 të qindtat, e cila e pozicionoi para kampiones absolute të skive, amerikanes Mikaela Shiffrin. Lara Colturi u rendit në vendin e dhjetë nga 52 skiatoret që ishin në garë.
Duke parë që emra si Sara Hector apo edhe Valerie Grenier nuk mundën ta mbyllnin garën duke dalë nga pista dhe duke u skualifikuar, Lara Colturi u tregua e kujdesshme, por mbeti pas me 1 sekondë e 74 të qindtat nga kryesuesja zvicerane Camille Rast.
Lëshimi i dytë në këtë disiplinë dhe ai që do vendos kohën finale për podiumin do fillojë në orën 13:00.
Kujtojmë se kjo e sotmja është gara e parë e Lara Colturit pas atyre në Olimpiadën Dimërore 'Milano Cortina 2026', aty ku përfaqësoi Shqipërinë dhe doli e dhjeta në disiplinën e Slalomit.
Renditja e lëshimit të parë:
Komente










