Ish-kapiteni i Kombëtares heq dorë nga shtetësia shqiptare: Shpresoj që një ditë ta marr sërish

Ish-futbollisti dhe kapiteni i Kombëtares Altin Lala ka hequr dorë nga shteësia shqiptare. Lajmi është konfirmuar nga një dekret i Presidentit Ilir Meta në të cilin thuhet se i lejohet lënia e shtetësisë shqiptare, me kërkesë të tij, Altin Dodë Lalës.

Ish-mesfushori kaloi një nga periudhat më të sukseshme te klubi i Hanover në Bundesligë dhe tani duket se ka zgjedhur të marrë edhe shtetësinë gjermane. Ky shtet nuk lejon personat të kenë dyshtetësi dhe kjo është arsyeja që Lala ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Vetëm pak ditë më parë shtatshkurtri ishte në stadiumin ‘Air Albania’ ku mori pjesë në ndeshjen e ‘yjeve’ që qëllim kishte bamirësinë për të prekurit nga tërmeti. Lala është 44 vjeç dhe në karrierën e tij ka veshur në plot 79 ndeshje fanellën e kombëtares, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.  

Aktualisht Lala është agjent futbollistësh, ndërsa vite më parë ka panuar edhe si zëvendëstrajner në ekipin kombëtar shqiptar, por edhe si trajneri i parë i Kombëtares U-19.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:16
Hoqi dorë nga pasaporta shqiptare, ish-kapiteni Lala: Shpresoj që një ditë ta marr sërish

Për ‘Report TV’ lidhur me çështjen e heqjes dorë nga pasaporta shqiptare Altin Lala është shprehur: “Më duhej të hiqja dorë nga pasaporta shqiptare për shkak të impenjimeve të mia. Shpresoj që kur të bëhet ndryshimi i ligjit në Gjermani të aplikoj dhe ta marr sërish shtetësinë shqiptare.”

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • romaa: 16/01/2020 15:51

    Haaaaaa mose e tradheto kete vende te MBREKULLYSHEM KRIMINELASH haaaaaa bere mire o vlla ike dhe mose e kthe koken mbrapa .PUNOJE 10 ORE NE DITE NE ITALI PER TE RITURE FEMIJET NUK KAME ASNJE PRECEDENTE ME POLIZIN NUK KAM BERE KURRE NA NJE GJE TE PALIGJSHME tre here me ka ndaluare polizia per kontroll normal e ma ka ber makinen fie fie vetem nga pashaporta qe jam shqiptare .Se ne itali media e shqiptareve qe arestojne per vjedhje e droge eshte 50 ne muaje bejini vete llogarit dhe pastaje thoi qe jemi vendi MBREKULLUSHEM haaa

    Përgjigju
  • Qytetari: 16/01/2020 11:40

    Hahahaha boll i dhe ktij vendi o Lale dhe ik edhe mos u kthe me. Respekt per njerzit puntore e te palodhur si ty

    Përgjigju
  • sapa: 16/01/2020 06:03

    Pse more njeri e "tradhetove" kete vend te mrekullueshem vendin e kusareve?

    Përgjigju
  • pjeter: 15/01/2020 20:19

    Patjeter, kurt te duash ti!!!!

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/01/2020 17:34

    Yyyyyyyyt fundërrinë qelbesire!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj