Ish-komandanti i ushtrisë serbe kandidon për President në Serbi, provokon në nisje të fushatës nga Prizreni: Qytet i bukur, por i mungon serbishtja

Ish-komandanti i ushtrisë serbe kandidon për President në Serbi, provokon në nisje të fushatës nga Prizreni: Qytet i bukur, por i mungon serbishtja

Ish-shefi i shtabit të ushtrisë serbe, Zdravko Ponos

Ish-shefi i shtabit të ushtrisë serbe, Zdravko Ponos, i cili është kandidat për president në Serbi, ka vizituar sot Prizrenin, ku dhe ka hapur fushatën e tij. Ai theksoi se Prizrenit i mungon sot gjuha serbe dhe se do të dëshironte që ai të ishte sërish qyteti i vjetër.

 “Nëse identiteti kombëtar do të përbëhej vetëm nga fjalët, atëherë në identitetin tonë kombëtar fjala Kosovë do të ishte pjesa më e madhe e ndërtimit. Kosova është për shumë njerëz që kanë jetuar këtu, që jetojnë dhe do të jetojnë dhe diçka tjetër – kjo është jeta para së gjithash.  Jeta ime profesionale filloi në Kosovë tridhjetë e pesë vjet më parë, ky ishte fillimi i karrierës sime ushtarake,” tha Ponos.

Ponos ka thënë se Prizreni ka mbetur po ai qytet i bukur, derisa sipas tij, në rrugët e qytetit mungon gjuha serbe. Ai thotë se do të donte që Prizreni të ndryshonte dhe të dëgjohej në rrugë serbishtja dhe gjuha shqipe.

“Prizreni është ende qytet i bukur si atëherë, por diçka i mungon. I mungon diçka kaq e madhe, kaq evidente, i mungon gjuha serbe në rrugë. Do të doja që të ndryshonte, të bëhej sërish Prizreni i vjetër i bukur me serbisht dhe shqip në rrugët e tij”, ka thënë Ponos.

Më tej Ponos ka treguar se si kishte filluar karrierën e tij prej ushtaraku 35 vjet më herët në Kosovë. Ponos kështu filloi zyrtarisht fushatën e tij për presidencën e Serbisë. Kandidatura e tij fillimisht u përkrah nga Partia për Liri dhe Drejtësi (SAA), pas së cilës iu bashkuan edhe pjesa tjetër e koalicionit “Serbia e Bashkuar” – Partia Popullore, Partia Demokratike dhe Lëvizja e Qytetarëve të Lirë.

Ai është gjeneral dhe ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, pas së cilës u përfshi në jetën politike.

Në nëntor 2021, Ponos vendosi të jepte dorëheqjen nga të gjitha funksionet partiake, pra dha dorëheqjen si anëtar i Kryesisë së Partisë Popullore. Ai u tërhoq nga kandidatura për nënkryetar, por mbeti anëtar i partisë dhe nënvizoi se do të vazhdojë të veprojë në opozitë.

Pas kandidimit të tij, Ponos theksoi se do të bënte thirrje për unitet dhe nënvizoi se votuesit e SNS nuk kanë asgjë për t’u frikësuar kur gjërat në Serbi ndryshojnë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 16/02/2022 18:51

    Edvin Vuçiçi është duke provokuar edhe më keq se këta gjakpirës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Australia afër miratimit të ligjit që ndalon rrjetet sociale për fëmijët deri në 16 vjeç

Australia afër miratimit të ligjit që ndalon rrjetet sociale për fëmijët deri në 16 vjeç