Mësohet emri i trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare! Kush është braziliani, ish-krahu i djathtë i Tites?

Braziliani Silvinho sipas të gjitha gjasave do jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare. Burime të Report TV në Federatën Shqiptare bëjnë me dije se 48-vjeçari do të zyrtarizohet si pasuesi i Edy Reja-s në ditët e para të janarit. Ai ka qenë ndihmësi i trajnerit Titte te Brazili dhe ndihmësi i Mancinit te Interi, ndërsa në 2019 ka drejtuar për herë të parë i vetëm Lyonin.

Pasuesi i Edy Reja-s si trajner i kombëtares shqiptare do jetë braziliani Sylvinho. 48-vjeçari është zgjedhur nga drejtuesit e FSHF-së si trajneri me të cilin kërkojnë të arrijnë objektivin e kualifikimit në Europianin e 2024.

Që prej fillimit të muajit dhjetor janë zhvilluar bisedime me tre trajnerë të ndryshëm, por në fund ka qenë braziliani i cili ka bindur presidentin Duka. Burime për Report TV bëjnë me dije se emrat e dy trajnerëve të tjerë me të cilët janë zhvilluat takime janë Felix Magath dhe Reinaldo Rueda. Ende nuk janë zbuluar detajet e kontratës, por Sylvinho do të zyrtarizohet në ditët e para të janarit.

Pasi mbylli karrierën si futbollist, duke luajtur me disa klube prestigjioze si Arsenal, Barcelona dhe Manchester City, mbrojtësi i krahut nisi karrierën si trajner, duke asistuar Titte-n fillimisht te Corianthias dhe më pas te kombëtarja e Brazilit. Të njëjtën gjë Sylvinho bëri edhe te Inter, duke asistuar Roberto Mancinin.

Ekpserienca e parë si trajner kryesor për brazilianin ishte te Lyon-i në Ligue 1, por nuk zgjati më shumë se 5 muaj, ndërsa nga 2021 ishte i emëruar te Corinthias. Mirëpo që prej shkurtit të këtij viti Sylvinho ishte në pritje të një pune.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:34
E konfirmon edhe agjenti i Sylvinho-s, flet për ‘Globe’: Detaje të vogla e ndajnë me Shqipërinë

Konfirmimet se Sylvinho do jetë trajneri i ri i kombëtares vijnë edhe nga agjenti i tij Edu Schimdt. Në një intervistë për rrjetin ‘Globe’ në versionin portugez ai është shprehur se shumë shpejt braziliani do emërohet si pasuesi i Edy Reja-s, por kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për t’u zgjidhur.

“Ajo që mund të them është se jemi afër marrëveshjes me ta. Ka ende disa detaje për t'u zgjidhur,”-u shpreh Edu Schmidt.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 30/12/2022 15:45

    Çlironi FSHF nga pengmarrja e njerèzve qè duhet tè kishin vèndin nè bankèn e tè akuzuarve dhe jo tè atyre qè gjoja na zgjidhkan trajnerè pèr ekipin tonè kombètar. Duka=parazitizèm=korrupsion.!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes