Akuzat për krime lufte, ish-krerët e UÇK-së sërish dalin para Gjykatës Speciale në Hagë! Palët përplasen për afatet e gjykimit, avokati i Thaçi-prokurorisë: S'jeni vetë gati

Akuzat për krime lufte, ish-krerët e UÇK-së sërish dalin para Gjykatës Speciale në Hagë! Palët përplasen për afatet e gjykimit, avokati i Thaçi-prokurorisë: S'jeni vetë gati

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selim

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë dalë sërish para Gjykatës Speciale në Hagë. Seanca paraprake ka nisur rreth orës 15:20 gjatë së cilës ish-krerët e UÇK-së janë dhënë njohur për ecurinë e çështjes, nëse të akuzuarit kanë marrë të gjitha materialet e kërkuara dhe vendoset nëse dëshmitarët do të jenë prezent gjatë periudhës së gjykimit.

Me debate të shumta është shoqëruar seanca nga avokatët e të akuzarve dhe prokurorisë.  Palët mbrojtëse të ish-liderëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli janë ankuar për dorëzimet me vonesë të materialeve.

Në përfundim të kësaj seancë gjykatësi Nicola Guillou, propozoi që konferenca e ardhshme të zhvillohet në 13 ose 14 shtator. Kërkesë me të cilën është dakorduar edhe prokuroria, ndërsa për nisjen e gjyqit nuk ka një datë.

Ata qëndrojnë në paraburgimin e Hagës që prej 5 Nëntorit dhe akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

KLIKO KËTU për VIDEO

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:45
Seanca në Hagë, avokatët kërkojnë listën e dëshmitarëve që do të përdoren në gjykim, Prokuroria Speciale s’ua jep

Në seancën e sotme në Hagë, ku kanë dalë ish-krerët e UÇK-së, Avokatët mbrojtës të këtyre të fundit kanë kërkuar një listë të dëshmitarëve të cilët mendon t’i përdorë prokuroria në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Por Zyra e Prokurorisë Speciale nuk ka pranuar.

Luka Mishetiç, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi tha se Prokuroria duhet t’ua japë këtë listë, në mënyrë që ekipet mbrojtëse të përgatiten për gjykimin. I këtij vendimi i David Young, avokat i Rexhep Selimit, si dhe mbrojtësit e Kadri Veselit e Jakup Krasniqit.

Ndërsa një prokurore nga Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se kërkesa e mbrojtësve të ish-krerëve të UÇK-së është “jashtë kontekstit”.

 “Koncepti i listës paraprake të dëshmitarëve është element që duket se mbrojtja e ka marrë në një çështje të paraqitur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Lista paraprake e dëshmitarëve publikohet në rrethana shumë të veçanta, me udhëzime shumë të rrepta. Nuk jemi në ato rrethana. Kjo nuk është rrethanë të cilën e shohim në procesin tonë”, tha prokurorja.

Ora 15:58
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, avokati i Thaçit: Prokuroria kërkonte që gjykimi të niste këtë muaj, ende s’janë përgatitur vetë

Palët mbrojtëse të ish-liderëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli janë ankuar për dorëzimet me vonesë të materialeve.

Luka Misetic, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i habitur se si Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është ende gati për t’i bërë përgatitjet e nevojshme përpara gjykimit, edhe pse kishte kërkuar më parë që të niste gjykimi brenda këtij muaji.

 “Ne duam të shprehim çudinë tonë që ende janë në përgatitje këto raporte ekspertësh. Në nëntor, ZPS-ja tha se nuk kishte asnjë arsye pse të mos fillonte gjyqi këtë muaj dhe tani po na thuhet që janë ende në përgatitje tri raporte ekspertësh dhe se nuk do të jenë gati për afatin e përcaktuar”, tha avokati kroato-amerikan.

Ndërkaq, mbrojtja e Veselit tha se gjykatësi duhet të caktojë një afat dhe pas tij, të mos pranohen materialet që dorëzon prokuroria.

Por, avokati i Thaçit, Mishetiç, tha se mbrojtja kërkon informacione, veçanërisht për dëshmitarët që ka prezantuar prokuroria.

“Nxjerrja e dokumenteve në letër nuk e ndihmon mbrojtjen kur në fakt nuk e kemi marrë informacionin e duhur. Janë 102 dëshmitarë për të cilët nuk kemi informacion dhe besoj që na pengon shumë në hetimet që kryejmë”, tha Mishetiq.

Ai i kërkoi gjykatësit Nicolas Guillou ta përcaktojë një afat në mënyrë që Zyra e Prokurorit të Specializuar të kushtëzohet që t’i kryejë detyrat e saj më shpejt.

Nga ZPS-ja thanë se kanë “Janë afërsisht pesë dëshmitarë ndërkombëtarë, për të cilët nuk janë marrë ende miratimet”.

Ankesa të cilat janë kundërshtuar nga Prokurori e cila ka theksuar se ata kanë dorëzuar mjaftueshëm materiale për palët mbrojtëse. ZPS-ja tha se ka vazhduar nxjerrjen e materialeve dhe që nga konferenca e fundit statusore, janë nxjerrë të paktën 14 pako me materiale, katër pako, me materiale potencialisht shfajësuese, që janë përmendur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

“Ne po përjetojmë disa vështirësi në dorëzimin e materialeve gjyqësore. Nga ne tek palët e akuzuara. Ne kemi humbur një pako që ishte  e destinuar për palët akuzuese. Ka pasur probleme me serverin dhe pakoja e parë akoma është e humbur” tha prokurorja .

Konferencën statusore, apo konferencën mbi ecurinë e çështjes, e thërret gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve ndërmjet palëve. 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë