Ish-kreu i KGB-së në Moskë: Putin do ta pranojë armëpushimin vetëm pasi të ketë arritur objektivat! Evropa nuk e kupton rrezikun që po i kanoset

Ish-kreu i KGB-së në Moskë: Putin do ta pranojë armëpushimin vetëm pasi të ketë arritur objektivat! Evropa nuk e kupton rrezikun që po i kanoset

Vladimir Putin

Në jetën e tij të mëparshme, Evgeny Savostianov analizonte, studionte dokumente e bënte parashikime. Qoftë si kreu i KGB-së të Moskës, ose brenda ndonjë ministrie, më parë nën drejtimin e Boris Yeltsin dhe më pas nën Vladimir Putin, puna e tij ka qenë gjithmonë e njëjtë.

Jeton jashtë Rusisë që nga viti 2023, si pasojë e refuzimit të tij për Operacionin Ushtarak Special, që e ka transformuar atë në "agjent të huaj". Për shkak të të kaluarës së tij, iu lejua të qëndronte por preferoi të largohej.

"Në mënyra shumë të ndryshme, unë dhe Vladimir Vladimirovich kemi një shkallë të ulët fleksibiliteti" 

Foto: Evgeny Savostianov 

Për çfarë nuk bie në kompromis Putin?

"Ai do të hyjë patjetër në histori si “grumbulluesi i madh i Tokave Ruse”. Nuk është vetëm për veten e tij: përfshirja e Ukrainës dhe Bjellorusisë në një shtet të vetëm do t'i mundësonte të rrisë popullsinë e “tij” deri në rreth 188 milionë, me një zgjerim të burimeve të mobilizimit, tregut të brendshëm të konsumit dhe punëtorisë. Ishte një teori e preferuar nga KGB-ja e vjetër: sa më e vogël, aq më e paqeverishme bëhet Rusia. Qëllimi i tij kryesor ka një bazë praktike dhe ideologjike"

A duhet Europa shqetësohet?

"Duhet të zgjoheni fillimisht, dhe duhet ta bëni shpejt. Objektivi i dytë i Putinit, pasojë e drejtpërdrejtë e të parit, është rikthimi i rolit të tij si lider evropian dhe global, humbur me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Ka pak rëndësi nëse e arrin këtë përmes qeverish apo regjimesh të përkëdhelura. Asgjë e re: si ish-pjesëtar i KGB-së, ishim kolegë, ai ka përjetuar ndikimin shpirtëror të një tradite imperialiste-ekspansioniste që i përkiste PGU-së, Drejtoria e Parë e KGB-së, që merrej me inteligjencën e huaj, sot SVR, dhe atij nacionalist-konservator të “bllokimit” tipik për funksionarët e kundërspionazhit. 

Në ekipin e tij të parë, këto dy grupe ishin të balancuara. Kishte përfaqësues të spiunazhit të huaj si Sergey Ivanov, Igor Sechin, Sergey Chemezov, dhe të kundërspionazhit si Viktor Ivanov dhe Nikolaj Patrushev. Fakti që sot dominon spiunazhi i jashtëm është i rëndësishëm për dinamikën e humorit të Putinit'.

Çfarë kërkon presidenti rus nga negociatat aktuale?

"Ai do të pranojë një armëpushim të plotë vetëm kur të jetë i sigurt se mund të arrijë qëllimet e tij të mëdha. Në atë që për të është Ukraina, është e qartë se ai ka nevojë për një pikë mbështetjeje ruse në bregun e djathtë të Dnepr, siç është Kherson dhe përreth. Kështu do të mund të mbajë nën presion Odessa, Transnistrinë dhe Chisinau. Prandaj, ai nuk do të pranojë kurrë dislokimin e forcave europiane për frikësim në Ukrainë. Këto janë “vijat e kuqe” të Putinit"

A është e mundur një paqe e vërtetë?

‘Nuk besoj se është e mundur të mbyllet lufta pa një ndryshim të thellë të balancës së forcave në front, që të jetë më shumë në favor të Rusisë, edhe më e dukshme se tani’.
Çfarë mund të bëjë Europa?

“Të marrë mbi vete barrën e përgjegjësisë për fatin e saj. Të fillojë nga Ukraina. Ose, mund të pajtohet me një nënshtrim de facto ndaj aleancës midis Kinës, Rusisë dhe satelitëve të tyre të ndryshëm. Kam frikë se tek ju nuk ka asnjë perceptim të rrezikut që po kaloni. Nuk po flas për mundësinë e pushtimeve, Putin sot nuk do dhe nuk mund ta bëjë këtë. Por për rrezikun e pafrytshmërisë, para se gjithash për vlerat tuaja demokratike”

A është riarmatimi një zgjidhje?

"Po. Por vetëm ai nuk mjafton. Sot ju jeni nën shtrëngimin e dy fuqive si Rusia dhe këto SHBA të reja, që urrejnë thellësisht bazat tuaja të vlerave. Ata janë të bashkuar nga ajo që mendojnë se është një armik i përbashkët: ju. Jeni të rrethuar, në një mënyrë. Çdo plan për forcimin e aftësisë mbrojtëse të Europës duhet të fillojë me një fushatë të fuqishme informacioni që t’i shpjegojë qytetarëve realitetin e ri, që të zbulojë dhe izolojë bashkëpunëtorët e asaj që nuk është një revolucion kulturor në zhvillim, por një agresion i maskuar" 

A do të çojnë marrëveshjet midis Putin dhe Trump në riorganizimin e një rendi të ri botëror?

"Një rend i ri gjeopolitik do të lindë patjetër për shkak të vendimit të SHBA-ve për të reduktuar ndjeshëm rolin e tyre në çështjet ndërkombëtare. Putin do të promovojë vizionin e tij, duke kërkuar një zonë ndikimi në Perëndim për t'u distancuar nga ajo shumë më e gjerë e Kinës. Dhe ai do ta bëjë këtë, pavarësisht marrëdhënieve me Trump, që ndërkohë po përgatitet të largohet nga këto territore. Po për këtë, Europa duhet të rikthejë statusin e subjektit politik global për të garantuar sigurinë e saj vetë"

Nationalistët rusë ëndërrojnë një botë të ndarë në tre: SHBA, Kinë dhe Rusi. A është ky një skenar i mundshëm?
“Nëse Europa nuk vepron, do të jetë. Me disa dallime. Rusia mbetet një vend me zhvillim të dobët teknologjik, që varet plotësisht nga Kina. Në këtë rend të ri, ajo do të pozicionohet si “ndihmës i ashpër” i korporatës globale “Kinë”. Nuk është rastësi që Trump ëndëron të mbyllë shpejt çështjen e Ukrainës: ai do të përqendrohet në Paqësor, ku do të vendoset rezultati i betejës midis SHBA dhe Kinës. Edhe pse me ambiciet e Rusisë, ajo mbetet sfida e vetme me karakter vërtet global’ /Corriere della Sera/ 
 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Kenia njeh pavarësinë e Kosovës, Osmani: Vendim i drejtë dhe hap i madh diplomatik

Kenia njeh pavarësinë e Kosovës, Osmani: Vendim i drejtë dhe hap i madh diplomatik