Ish-kreu i OMONIA-s tregon takimin e fundit dhe dëshirën e grekut që u vra nga RENEA

Ish-kreu i OMONIA-s tregon takimin e fundit dhe dëshirën e grekut që u vra nga RENEA

Leonidha Papa

Ish-kreu i OMONIA-s, Leonidha Papa ka folur për mediat greke duke treguar takimin e fundit me Kostandinos Kacifas, disa ditë para se të ekzekutohej nga RENEA, pasi nuk pranoi që të dorëzohej. Papa shprehet se Kacifas ishte i lidhur shumë me flamurin grek, ndërsa tregon edhe dëshirën e tij.

Më tregoi respekt jo vetëm për shkak të punës sime dhe bashkëpunimeve që kishim pasur. Tregoi kujdes të ndihmonte njerëzit dhe bënte gjithçka për komunitetin si për festat lokale të fshatit ashtu edhe për manifestimet për Maqedoninë. Më duket e pamundur që ai të ngatërrohej në paligjshmëri që të ishte përfshirë në ndonjë organizatë. Nuk fshihte të vetmin ekstremizëm që kishte mbi vete, që ishte lidhja me flamurin grek. Dëshira e tij e fundit ishte ndërtimi i një kishe në fshatin e tij. Është detyrimi që na la, ne do ta bëjmë që shpirti i tij të prehet i qetë.

Leonidha Papa

Ish-kreu i OMONIA-s, e mbyll prononcimin duke u shprehur se nevojitet një strategji afatgjatë për të ardhmen e pakicave kombëtare greke në Shqipëri. Konstantinos Kacifa u vra 7 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke. Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Por avokati i familjes, i cili e pa trupin u shpreh se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg. Trupi i Kacifa ndodhet në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për t’iu nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbër: 06/11/2018 18:22

    Jo kish e gjami më, por shteti shqiptar duhet të tregojë se këtu sundojnë shqiptarët dhe të ti jap fund këtyre perdhunimeve grekofashiste!!!

    Përgjigju
  • Genci: 05/11/2018 08:00

    Mire ne bularat por ne makedoni qfare kerkonte apo gopin e nanes vet ? E pastaj thoni ju qe nuk eshte ekstremist.na pate na gamithite

    Përgjigju
  • Toni: 05/11/2018 01:54

    Po pse moj zonje Ku ka qen tu luftu djali jot Si Ta bejn hero ,ai nuk esht vra ne detyr te shtetit por Po luftonte kundra shtetit ,un nuk e di Pse Po zgjaten Kaq shum edhe kto mediat tona me ket terrorist ,Ik mor legen muti me gjith kishat tuja ,se dhe ne lezh e keni ndertu nje kish edhe I keni pru guret e themelit te gdhendur nga Greqia sikur kjo kish esht ndertu Para 2000 vjetesh, Po Mir ti bahet shqipris kur ka qeveritar te korroptum qa na duhet Europa neve Si tna pushtoj Greku me varreza e me kisha e mi kra tjeter me xhamia, kush te vi ne shqipri do bejn Si te dun vet shtet

    Përgjigju
  • VERITAS: 04/11/2018 21:20

    ..shiko Heronjte e Revolucionit..viti..1821..,Hellenet e rinj..,jane Kolonizatore_Mercenare..,ne Tokat Arbanite(Arbereshe=Shqipfolese)=A_U_TokTone"...

    Përgjigju
  • Fraiku: 04/11/2018 20:52

    Terroristet me mbiemer Papa, Bejleri sulmuan repartin ushtark ne Peshki ne vitin 1994 ku humben jeten dy ushtarake shqiptare. Serish keta terroriste nga himara sulmuan repartin ushtarak ne Llongo te Gjirokastres 1995 por pa sukses. A duhet qe shteti shqiptar ti veri perpara pergjegjesis ligjore keta cakej me lekura qengji? Plumbin e kane pak.

    Përgjigju
  • jam dakort: 04/11/2018 20:45

    jam dakort te behet nje kishe dhe nuk ka asgje te keqe e bera e nje kishe.por problemi qendron se ne ate kishe ju do vendosni gure te gedhendur sic bet ne nje kishe te cerkovines dhe themelet u mbushen me gure te gedhendur qe kur te vije dita ju te thoni qe ketu ka qene toke greke se e kan ndertuar te paret tane.gjerat jane shume te thjeshta me ju qe doni te perdorni nje te vdekur per qellimet tuaja te felliqura.,dilni hapur dhe thoni qe nuk jeni demokrat por fashista dhe me ide fashiste jetoni dem baba dem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja