Ish-kryebashkiaku i Shkodrës,Bardh Spahia paraqitet në SPAK me avokat! Del pas 30 minutave e mbyll gojën: S'ka asgjë për interes publik (VIDEO)

Tirane- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, njëkohësisht edhe funksionar politik dhe ish-deputet i partisë Demokratike, Bardh Spahia, u paraqit mëngjesin e sotëm (2 Tetor) në Prokurorinë e Posaçme. 

Ai u pa të hynte i shoqëruar në ambientet e godinës së SPAK ku qëndroi për 30 minuta dhe ishte i shoqëruar edhe me avokat. Nuk dihet përse ka shkuar ndërsa ka mbyllur gojën dhe para gazetarëve të cilët e kanë pyetur pasi doli 

'S'ka asgjë që mund të ketë interes publik" tha Spahia për gazetarët.

Më 26 Mars të këtij viti, në Prokurorinë e Posaçme SPAK është depozituar kërkesa për verifikimin dhe hetimin e shkeljeve të konsumuara nga 22 Kryetarë Bashkish në zgjedhjet e 14 Majit, nëpërmjet përdorimit të aseteve publike dhe mos përmbushjes se detyrimeve ligjore te parashikuara ne Kodin Zgjedhor.

Mes tyre ka qenë edhe emri i Bardh Spahisë, por nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë vendor është thirrur në lidhje me këtë denoncim.

Kërkesa është dorëzuar nga Qëndresa Qytetare, e cila në një raport të detajuar thoshte se “veprimet e kryetareve të bashkive plotësojnë të gjitha elementet e figurave të veprave penale të “shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar në nenin 248, të Kodit Penal, si dhe të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, të parashikuar në nenin 327/a, të Kodit Penal”. 

Bëhej fjalë për shpërdorimin e fondeve publike apo shkelje të kodit për fushatë elektorale. Gjithashtu më 13 Maj, një ditë para zgjedhjeve, Policia arrestoi edhe 3 punonjës të Bashkisë Shkodër, që shpërndanin ushqime tek zgjedhësit, që të votonin Bardh Spahinë...

Spahia, mbajti detyrën e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës nga 31 marsi 2022 deri në vitin 2023, kur në zgjedhjet vendore të 14 Majit fitues u shpall kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci.

(Lajmi në përditësim)

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Pas 11 vitesh, Michael Schumacher shfaqet për herë të parë në publik

Pas 11 vitesh, Michael Schumacher shfaqet për herë të parë në publik