SHKODËR- Tre punonjës të Bashkisë Shkodër janë arrestuar, pasi një ditë më parë u kapën duke transportuar ushqime në këmbim të votës. Ndalimi i tyre u bë një ditë më parë, teksa në një furgon kishin 50 pako me ushqime që po i shpërndanin në familjet shkodrane, në këmbim të votës për kandidatin e koalicionit Berisha-Meta për Shkodrën, Bardh Spahia.

Në pranga kanë rënë Ergys Ivziku, 31 vjeç, drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Petrit Dyli, 49 vjeç, me detyrë teknik i Shërbimeve në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore. Po ashtu është arrestuar edhe Mhill Volaj, 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore.

Pas hetimeve të zhvilluara nga uniformat blu është arritur të mësohet edhe porositësi i pakove ushqimore, që ishte Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Bashkinë e Shkodrës. Arvit Bushati, 33 vjeç, u shpall në kërkim.

Kujtojmë që vetëm një ditë më parë u arrestua kandidati i koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Himarës, Fredi Bleri, i cili akuzohet se ka blerë vota për 14 majin.

1683963812_shkoder.jpg

1683963799_shkoder.jpg

1683963785_shkoder.jpg

 

Furgoni me ushqime posterat e Bardh Spahisë dhe tabela e bashkisë Shkodër

 

Arvit Bushati